Vrasësit ishin vetëm 3 metra larg/ Ja çfarë u tha ‘Mond Çekiçi’ ekzekutorëve në sekondat e fundit të jetës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mond Çekici as që duhej ta kishte çuar nëpër mend se disa sekonda më vonë do të ekzekutohej kur u tha dy të maskuarve në makinën e tyre, vetëm 3 m larg, “hapni rrugën gangestera”.

Prita ishte e qëllimshme dhe mbi 43-vjeçarin u derdhën breshëri plumbash kallashnikovi. E gjitha ndodhi për 20 sekonda, në lagjen 16 të Durrësit, aty ku banonin prindërit e tij. Ai mori 6 plumba në trup për shkak se kishte hapur derën e makinës në çastin kur sulmoi verbalisht ata që e kishin marrë shënjestër, trupi u shemb jashtë në tokë.

24 orë pas vrasjes që tronditi qytetin bregdetar, policia ka shoqëruar më shumë se 20 persona. Pas marrjes në pyetje ata u lënë të lirë, pasi nuk kanë ndihmuar shumë grupin hetimor në lidhje me ekzekutimin e Çekiçit. Të shoqëruarit kryesisht familjarë të viktimës dhe persona që mund të kishin dijeni për ngjarjen.

Autorët kanë qenë dy, të kamufluar me veshje ushtarake dhe të maskuar me shall e kapuç. Pas të shtënave janë larguar me makinën e tyre “Benz” të zi, ndërsa e dogjën në fshatin Kantund i Sukthit  “Benz-i” i zi ishte me targa të vjedhura në Tiranë dhe brenda u gjet një armë e krimit tip kallashnikov AK-47, e cila dyshohet të jetë blerë jashtë vendit.

Policia ka ushtruar kontrolle në disa zona në Durrës, por deri tani akoma nuk ka rënë në gjurmët e autorëve të vrasjes. Pista kryesore e hetimeve është e kaluara e 43-vjeçarit./Shqiptarja.com

Të fundit

Habit kirurgia: Mund të bëjmë ndërhyrje në hundë sa herë të duam, por…

Mjekja Klaudia Stajka në studion e “Shije Shtëpie” në Tv Klan ndau për pubikun këshilla dhe informacione të vlefshme...

Dafina Zeqiri do të heqë dorë nga muzika?

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat për një pauzë të përkohshme nga karriera e saj muzikore, ndërsa po përgatitet për një moment...

PD, kjo parti e vogël

Nga Artur Ajazi E vogël ka qenë edhe kur u formua. E tillë ishte dhe mbeti edhe sot. Mjafton ti shohësh statistikat emërore, të atyre...

ARRSH: 120 milionë lekë për platformën e rrugëve me pagesë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) do të ngrejë platformën e integruar për menaxhimin, monitorimin dhe operimin e stacioneve të tarifimit në rrugë (TOLL). Për ndërtimin...

Kërkon lirimin nga burgu, nis seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në Apelin e Posaçëm

Sapo ka nisur seanca me dyer të mbyllura ndaj kryebashkiakut Erion Veliajt, pasi gjyqi u shty ditën e djeshme. Ishte një proces maratonë ai i...

Lajme të tjera

Web TV