Balla publikon gafën e Bashës: Nevruzi shënon fitoren e errësirës mbi dritën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka shpërndarë një video ku shfaqet kreu i PD, Lulzim Basha duke bërë gafën e radhës teksa uron besimtarët për festën e Sulltan Nevruzit.

Çdo gjë duket në rregull, deri në momentin ku Lulzim Basha shprehet se kjo festë shënon fitoren e errësirës mbi dritën.

Balla e ironizon duke shkruajtur se në fakt më 25 prill do fitojë drita përballë errësirës së mendjes së Bashës.

Kjo video është bërë virale, duke dëshmuar edhe njëherë gafat e njëpasnjëshme të Bashës.

Postimi i plotë i Ballës:

O zot! Kur tha ta bëjmë ditën natë e kuptuam që e ka për shkak të gjumit. Po që errësira të fitojë mbi dritën, o Lulëzim nuk ke asnjë shans Sulltan Nevruzi është festat e ringjalljes së jetës, së drites.
Edhe 25 Prilli është dita kur drita do të fitojë në përballjen me errësirën e mëndjes tënde, të bab Saliut, të Likes bashkë me filxhanin e zi të Monës.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV