“Motra po lindte, babai po vdiste”/ Vëllai rrëfen si komshiu në Lushnjë përdhunoi gruan me probleme mendore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje makabër ka ndodhur në Lushnjë në familjen Kaja. Motra e Besnik Kajës, B.K. 23-vjeçare, me probleme mendore është abuzuar seksualisht nga një komshi e saj. Ajo ka mbetur shtatzënë nga abuzimet seksuale dhe ka lindur fëmijë.

Ngjarja ishte horror, pasi fillimisht nuk dihej as babai i fëmijës, por më pas situata u sqarua në burg. Foshnjës iu gjet atësia pas analizave të ADN. Abuzuesi rezultoi të ishte fqinji i saj Eduart Bushi, 57-vjeç.

Familja nuk ishte në gjendje të mbante foshnjën dhe e dërgoi menjëherë në shtëpinë e fëmijës në Vlorë. Vëllai i të abuzuarës tregon tmerrin e përjetuar, pasi në momentin që motra po lindte në shtëpi, babai i tij po vdiste në të njëjtën dhomë.

Vajza me probleme mendore lindi në shtëpi dhe për punë minutash mund të humbiste jetën. Babai i vajzës humbi jetën 2 muaj pas ngjarjes, sepse nuk mund të përballonte presionin e kësaj lindjeje.

Situata bëhet më e vështirë kur mendon se Besniku u dhunua në momentin që shkoi në Polici për të dëshmuar në lidhje me përdhunimin e motra.

Besniku ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku tregon gjithë ngjarjen e rëndë.

“Kushëriri më thotë pyet motrën se është shtatzënë, ajo nuk më thotë gjë. Bëmë testin dhe doli shtatzënë. Bëra raportimin në polici, i bënë analizat dhe doli shtatzënë. Në 2016-n kam bërë kallëzim te policia për atë person që tani është në burg, që të mos më vinte më në shtëpinë time, se e njihja se çfarë personi ishte.

Uniforma e policisë më ka rrahur sikur të isha unë përdhunuesi i motrës sime. Motra më lindi në derën e shtëpisë, e babai po më vdiste në krah tjetër.Do më kishte vdekur motra në derën e shtëpisë. Motra me ankesa tërë kohës, kërkon fëmijën, që e kemi dërguar në shtëpinë e fëmijës.

Lexo edhe :  Si do të votonin shqiptarët nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot?

Sipas analizave ka dalë që është ai që është në burg, e ka pranuar se ka bërë marrëdhënie seksuale por që nuk është babai. Nuk besoj se e kanë abuzuar të tjerë motrën time”, tha Besniku.

Të fundit

Dronët ukrainas sulmojnë Moskën përpara paradës së madhe ushtarake

Dronët ukrainas sulmuan Moskën për të dytën natë radhazi, ndërsa kryeqyteti rus po përgatitet për paradën ushtarake vjetore të...

Lapaj denoncoi kërcënimin e kandidates për deputete, policia: Pistoleta ka qenë lodër!

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 45-vjeçar, i cili është denoncuar ditën e sotme nga kreu i “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj,...

Merrni çadrat me vete, rikthehen rreshjet e shiut ne vendin tonë

Vendi ynë këtë të martë do të jetë nën mbizotërimin e temperaturave relativisht të larta. Depërtimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa do...

Zgjedhja e Papës së ri/ Vatikani do ndërpresë sinjalin telefonik gjatë konklavës më 7 maj

Vatikani ka njoftuar se do ta ndërpresë sinjalin telefonik, gjatë konklavës për ta zgjedhur papën e ri, por kjo nuk do të prekë Sheshin...

Primaret, premtimet, LaCivita dhe çeku 6 milion dollar

Nga ARTUR AJAZI Gjithë fushata e zgjedhjeve të 11 Majit 2025 për opozitën, është rrotulluar në tre faktorë, primaret, premtimet, Civita, dhe së fundi çeku...

Lajme të tjera

Web TV