“Burri i pirë më zhvishte në mes të natës e më nxirrte lakuriq jashtë”/ Gruaja rrëfen vuajtjet: Nusja dhe djali…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 66-vjeçare e cila nuk ka preferuar të zbulojë identitetin e saj, ka rrëfyer jetën e vështirë me bashkëshortin e dhunshëm dhe alkoolit.

Në një rrëfim në emisionin “Historia ime” në Tv Klan, ajo tregon se përfundoi në spital me qepje për shkak të dhunës që merrte.

Sikur të mos mjaftonte kjo, pas vdekjes së burrit, 66-vjeçarja po përjeton dhunë fizike dhe psikologjike nga nusja dhe djali i saj. Pas vdekjes së burrit, djali dhe nusja kanë hyrë në shtëpinë e 66-vjeçares dhe e kanë përzënë.

Ata pretendojnë se shtëpia është e tyre, por këtë shtëpi e ka bërë i ati, i cili nuk kishte paguar një kredi në bankë prej kohësh dhe zyra e përmbarimit do i merrte shtëpinë dhe dyqanin. Djali i mesmë ia dha lekët të ëmës për të shlyer borxhet dhe për të mbajtur shtëpinë, por tani djali i vogël hyn në atë shtëpi dhe pretendon se ai i është i zoti i shtëpisë dhe askush tjetër.

Mirela Milori: Pse ishte një raport kaq i vështirë mes jush?

66-vjeçarja: Këto shtëpi i ka bërë burri im thoshte, ka qenë në Itali dhe e donte shtëpinë vetëm ajo. Shtëpia pas vdekjes së burrit më ngeli vetëm mua.

Mirela Milori: Më sqaro pak, kishim një çështje kredie.

66-vjeçarja: Atë e pagoi djali i mesmë që e kam unë ngarkim, atë kam ngarkim. Djali i vogël dhe një pako kafe për të atin nuk ka vënë. Djali i mesmë pagoi 27 milion.

Mirela Milori: Ai e bëri këtë për ju dhe iku, ka pretendim prone djali i mesmë?

66-vjeçarja: Ai kërkon lekët e tij, po kush do ja japë? Unë dola nga shtëpia, ika me qira, nga Tirana ika në Shkodër se ishte më e lirë qiraja, pagoja 50 mijë lekë.

Lexo edhe :  60-vjeçari ka nevojë urgjente për ndihmë, kërkohen 20 mijë euro për operim në Turqi

66-vjeçarja tregon se kur ka jetuar në Tiranë, qiranë ia paguante vajza dhe djali dhe më pas ka ikur në Shkodër. Ajo kërkon që të zgjidhet kjo çështja e pronës sepse edhe pse është bërë gjyqi, nuk është zgjidhur asnjë gjë. Ajo thotë se nuk kthehet më në Vlorë, do vetëm që atë marrë atë që i takon.

66-vjeçarja: Unë nuk shkoj në Vlorë, ajo që më takon të ma japin sepse kam punuar zbathur nëpër ujërat e Vlorës, i kam rritur me një burrë pijanec që vinte në orën 12 të natës, më zhvishte dhe më nxirrte lakuriq nga shtëpia. Më jepnin komshinjtë rroba, mirë nga burri kam vuajtur 40 vjet, por ama të vuaj dhe nga nusja në këtë moshë që jam?

Pas kësaj situate edhe fëmijët e tjerë nuk i flasin më të ëmës, përveç vajzës, por ajo është e papunë dhe nuk e ndihmon dot. Ajo tregon se për të larë qiranë në Shkodër, del dhe lyp. Gjatë gjyqit që është bërë për shtëpinë, nusja i ka thënë gjyqtares që nëse ajo i shkallët do e therë dhe do e zhduke, pa iu dridhur syri.

Të fundit

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti

Pas tarifave doganore të reja ndaj Kanadasë, tani është radha e Bashkimit Evropian. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i dërgoi një...

Fyerje në baza fetare dhe tallje me Zonjën e Parë, Turqia nis hetim ndaj Spotify

Një ditë tjetër, një tjetër hetim në Turqi — këtë herë duke synuar Spotify, i cili është nën shqyrtim për dyshime për “fyerje të...

Ankthi klimatik më detyroi të lija profesionin si pilot. Por e dua fluturimin

Nga George Hibberd E dua fluturimin. Kam dashur të bëhem pilot që në fëmijëri. U rrita në Chichester, West Sussex, nën një korridor ajror që...

Azem, ti nuk je gjallë!

Edvin Kulluri Në dhjetor të 1990, një grup studentësh që mendonin se kishte ardhur koha që edhe Shqipëria të hidhte tej me përbuzje diktaturën komuniste,...

FDA miraton pilulën e parë për kancerin më të përhapur të mushkërive në stad të avancuar

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar tabletën e parë për trajtimin e karcinomës së mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC)...

Lajme të tjera

Web TV