Kuqezinjtë pësojnë golin e dytë, shënon sërish Anglia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ishte thjeshtë një ëndërr e bukur, një dëshirë e madhe për të dalë me pikë nga përballja me Anglinë por shpresat kuqezi zbehen përfundimisht në minutën e 63-të teksa Mount realizoi dhe golin e dytë për ishullorët. Një gabim i Gjimshitit solli pështjellin në zonë, me Mount më pas që kalo i pa shumë probleme portierin Berisha.

Anglia zbriti për herë të parë në zonën e Berishës në minutën e 10-të, një goditje këndi që nuk solli kërcënim në zonën e Shqipërisë. Një zbritje fantastike e Elseid Hysaj në minutën e 13-të solli kaos në zonën e ishullorëve, anësori kuqezi vertikalizojë bukur për Uzunin i cili i vetëm përballë portierit gjuan keq me topin që përfundoi mbi traversë, një rast për të vënë duart në kokë. Kane provoi në të 21-tën nga një goditje standarde shumë pranë zonës së rreptësisë por goditja e kapitenit u ndal në mur. Hysaj në një mbrëmje fantastike rikuperojë një top të bukur, hodhi një kros në zonë por as Broja e as Uzuni nuk arritën në kohë. Për herë të parë tre luanët goditën portën e Berishës në minutën e 32-të, me Walker që provoi nga distanca por Berisha në pozicion kontrolloi pa shumë probleme. Pikërisht atëherë kur nuk pritej, nga një aksion pa shumë pretendime, Harry Kane arrin ti shkëputet mbulimit të Veslit, me kokë dërgoi topin në rrjetë duke kaluar Anglinë ë avantazh në minutën e 39-të. Shqipëria ishte me fat pak minuta më vonë teksa goditja e Kane u ndal në shtyllën pingule.

Ndaj Andorra fitorja ishte detyrim por historia është ndryshe kur bëhet fjalë për Anglinë. Përballë “tre luanëve”, Shqipëria zbret në fushë pa presion, të vetëdijshëm se nuk janë favoritë, kjo është një përballje ku vështirë ti vendosësh kombëtares një objektiv fiks. Sigurisht dëshira për të marrë një rezultat pozitiv apo për të bërë një paraqitje të mirë është shumë e madhe, morali në radhët e kuqezinjve është i lartë por në çdo rast Anglia mbetet një rival i frikshëm, me lojtarë nga më të mirët në qarkullim. Trajneri Edy Reja është kritikuar shumë, me të drejtë ose jo, për skemën që aplikon, moduli 3-5-2 nxjerr nga roli ose lë në stol disa titullarë të rëndësishëm, si Myrto Uzuni.

Lexo edhe :  “Zonja” kërkon sulmues/ Zirkzee, Kolo Muani dhe Fullkrug, në listën e Juventus

Ndaj Anglisë, tekniku italian ka vendosur të hedh në fushë një formacion ndryshe, me titullarë nga minuta e parë lojtarë si Uzuni e Broja:
(4-3-3)Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Laçi, Bare, Memolla, Uzuni, Cikalleshi, Broja

Të fundit

Pesë mënyra për të paguar më pak energji elektrike gjatë dimrit

A e dini se edhe shtëpitë me izolim shumë të mirë humbasin 44% të energjisë së shtëpisë së tyre...

Vota e diasporës, faktor përcaktues në rezultat? Celibashi: Edhe një votë bën diferencën!

Kreu i Komisinit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, i ftuar në “Open” në News24, ka folur në lidhje me procesin e votës së diasporës,...

Kina Veriore goditet sërish nga tërmeti, raportohet për dëme të mëdha

Kina Veriore është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 ballë, ku provinca Qinghai ka pasur më shumë dëme. Epiqendra e tërmetit ishte lokalizuar pranë...

“Gjysmën e ditës e qaj, gjysmën tjetër”/Lala zbulon dëshminë tronditëse e familjes Prenga

Gazetarja Klodiana Lala ka kthyer në vëmendje rrëmbimin e më pas vrasjen e Jan Prengës katër vite më parë dhe lidhje me Dritan Rexhepin,...

Regjistrimi i emigrantëve për të votuar më 11 maj, Celibashi sqaron procedurën

Në një intervistë televizive, Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka theksuar se procesi i regjistrimit të votuesve nga jashtë është një...

Lajme të tjera

Web TV