Shkatërrohet grupi kriminal në Shkodër, arrestohen 4 persona në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër persona, pjesë e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve, janë arrestuar nga policia në momentin e shkëmbimit në Shkodër në kuadër të operacionit “Rrjeta”. Policia njofton se në pranga janë vënë H. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç të tre banues në fshatin Mes, Shkodër.

Gjatë operacionit forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 14 litra vaj hashashi; 65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate; Një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet.

Ndërkohë vazhdon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet si bashkëpunëtorë të personave të arrestuar.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

“Goditet një grup kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta”. Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Vihen në pranga 4 pjesëtarë të grupit kriminal. Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme vaji hashashi, kanabis i përpunuar në formë çokollate, armë gjahu, një sasi parash e sende të tjera.

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, pas një pune të mirorganizuar, bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë periudhës hetimore dymujore, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar “Rrjeta”.

Lexo edhe :  Miratohet në parim marrëveshja me Poloninë për sigurimet shoqërore

Në kuadër të tij u godit një grup kriminal që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe si rezultat u bë i mundur arrestimi i shtetasve: H. U., 30 vjeç, banues në Shkodër, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç të tre banues ne fshatin Mes, Shkodër. Këta shtetas janë kapur gjatë operacionit, në Postribë, në momentin e shkëmbimit të lëndës narkotike.

Gjatë operacionit forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 14 litra vaj hashashi;65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate, Një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për evidentimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, njofton policia.

Të fundit

Edhe qarku Durrës ngjyroset rozë/ PS renditet e para me mbi 2000 vota më shumë se PD-ASHM

Në qarkun e Durrësit, Partia Socialiste kryeson bindshëm nga numërimi i 64kutive të votimit nga 493 në total. Partia Socialiste...

Numërohen 977 zarfat e parë me votat e diasporës, mbi 47% shkojnë për PS-në

Aktualisht votat e diasporës në parkun olimpik “Feti Borova” numërohen të ndara sipas qarqeve, por pa ato të Greqisë. Janë numëruar deri tani 977 zarfa...

Rama poston foton nga oborri i selisë së PS/ Çfarë agimi ky sot!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në agimin e ditës së sotme përmes një postimi në rrjetet sociale. “Çfarë agimi ky sot”, ka shkruar Rama në...

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës për Greqinë, por kjo kërkesë...

Lajme të tjera

Web TV