Fjalë rrëqethëse në një ditë të trishtë për socialistët. Zv/kryeministri Erion Braçe ka zgjedhur fjalët më të ndjera, për të nderuar Bashkim Finon pas ndarjes së tij nga jeta. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se i është gjithmonë mirënjohës Bashkimit duke kujtuar kohën kur ai u zgjodh kryetar bashkie në Gjirokastër, ndërsa Braçe ishte një socialist i ri. Më pas rrugëtimi i tyre vazhdoi gjithmonë bashkë nga Berati në Lushnje e deri në tribunat e stadiumit duke bërë tifo për të kuqtë.
“Shpirti yt ndritte shume lart! Nje Shqiperi e tere te eshte mirenjohese per sherbimin tend ne diten me te zeze te saj! Vllai im! Ne te dy e nisem ketu, ne Gjirokastren tende, nje dite maji te vitit 1995; ti si kryetari me i mire i asaj bashkie ndonjehere dhe une si nje socialist i ri, ne takimin e socialisteve te rinj atje.
Prej asokohe nuk u ndame me; Bashke u rritem, bashke jetuam, bashke luftuam cdo beteje, bashke fituam! Ishe rreze drite ne erresiren e Marsit 1997, ishe shpresa e re ne vendin e mbaruar po ate Mars; Ti u bere urtesuesi, pajtuesi i gjithkujt, PIKA THEMELORE E RINGRITJES SE KETIJ VENDI! E mbaj me vete optimizmin tend ate nate, fjalen tende te pare per mua e une per gazeten: SHPRESE E RE! Ti ja dole! Vendi u ringrit edhe prej teje, fale teje, miresise, dashurise, optimizmit, pasionit, forces se ZEMRES TENDE TE MADHE!
Te jam mirenjohes BASHKIM, pa fund! E mban mend qe ti me prezantove ne POLICANIN e zhuritur ne Qershorin e 1997?! A e mban mend sa gezim solle me vete atje dhe gjithe rruges per atje ne nje stafete njerezore qe skish fund?! A i mban mend brohoritjet e njerezve te zakonshem si ti?!Aty u shenjua qe te vijonim bashke betejat; Ti ne Kucove e une ne Berat. Ti ne Lushnje e une ne Divjake. Nuk e di, por fati e ka sjelle qe une te eci ne gjurmet e tua; ku ishe ti, punove ti, luftove ti, fitove ti, vijova une! Eshte nje jete e tere keshtu, 24 vite!
Tani jam ne gjunje, me lotet qe mbysin fjalet; po do ringrihem edhe per ty! Kemi beteje per te bere ende, ne Lushnje e Divjake; Do cojme deri ne fund punet qe nise ti, do mbajme cdo premtim tendin per njerezit atje, tani edhe si AMANETI I BASHKIMIT. Aaaa po, do vijoj te luaj futboll Bashkim, edhe per ty! Ne te dy as aty nuk u ndame, nje pasion i madh qe na beri bashke edhe si te kuq, ne fusha e tribuna; Qemal Stafen kurre nuk e mbushi kaq asnje tjeter vec teje e Kombetares se Shqiperise! Kryeministri qe zbriti ne fushe ne vitin e zi, dha gezim edhe nga nje fushe futbolli! Te qofte i lehte dheu ne gjoks vellai im! Rruga me ty ishte me e bukura rruge qe kam bere ndonjehere!”, shkruan Braçe.