Pranohet padia e PS-së, Kolegji Zgjedhor redukton listën e PD-së në 153 kandidatë

Kolegji Zgjedhor ka pranuar padinë e Partisë Socialiste për listat e PD-së, duke shfuqizuar kështu vendimin e KAS.

PS-ja doli kundër listave të PD-së, e cila ka 222 kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit.

Me këtë vendim, tashmë koalicioni opozitar PD-An përfundon me 153 kandidatë në zgjedhje.