Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ura “Fshat” ku kalon “Rruga e Arbrit”.
Rama shkruan se kjo është ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon. Rama njofton se me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.
Kryeministri Rama postim ne Facebook:
RRUGA ARBËRIT, Ura Fshat
Ja edhe ura më e lartë në Shqipëri (157 m) dhe një nga më të lartat në rajon!
Për këtë vepër shumë komplekse u desh të hapen fillimisht, tuneli 3 dhe 4, që pastaj të ngriheshin themelet e saj.
Me përfundimin e kësaj ure dhe me ndihmën e bajpasit të Murrizit, tanimë i gjithë aksi i rrugës së Arbrit është i lidhur.
Edhe pak durim dhe ëndrra 100 vjeçare e dibranëve do të jetë realitet i prekshëm nga të gjithë.