Çuçi: Nisja e vaksinimit masiv, arsye e mjaftueshme që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Vetëm nisja e procesit të vaksinimit masiv, është arsye e mjaftueshme që më 25 prill ky proces të mos ndërpritet dhe qeveria Rama të vazhdojë planin për çlirimin e vendit nga një virus që ka kushtëzuar jetesën e çdo individi prej më shumë se një viti”.

Kështu u shpreh ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe njëherazi kandidati për deputet i PS-së në qarkun Gjirokastër teksa ishte në një takim elektoral në fshatin Labovë e Madhe.

Sipas tij tërmeti dhe pandemia ishin dy sfida shumë të mëdha për Shqipërinë, që u përballuan me sukses nga kjo qeveri duke dhënë kështu një tjetër shembull të fortë se përse do duhet që Partia Socialiste dhe Edi Rama të marrin një mandat të tretë.

“Sigurimi i një sasie kaq të madhe dozash, është fryt i një këmbënguljeje të madhe të kryeministrit Rama dhe i një bashkëpunimi të shkëlyer të qeverisë me partnerët e Shqipërisë, që asnjë qeveri tjetër nuk do të mund ta arrinte”, tha më tej Çuçi.

Sa i përket investimeve në zonë, Çuçi foli për projektin e një unaze që lidh Laboven e Madhe me Çajupin, duke krijuar në këtë mënyrë një përspektivë për zhvillimin e agroturizmit.

Duke iu rikthyer kohës kur ishte Ministër i Bujqësisë, Çuçi evidentoi rritjen e buxhetit për mbeshtetjen e blegtorisë nga fondet e qeverisë, si dhe aplikimin online të fermerëve për të eleminuar korrupsionin dhe burokracitë.

Prej dy vitesh aplikimet për subvencionet në bujqësi bëhen përmes portalit E Albania. Ai kërkoi mbështetje me votë në 25 prill për Partinë Socialiste si e vetmja forcë që mund të çojë përpara punët e bëra deri më tani, duke shtuar se edhe kundërshtarët politikë në sondazhet e tyre e pranojnë që janë humbës në zgjedhjet e 25 prillit.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV