Çuçi takime në Tepelenë: Vijmë me kokën lart, shembull i transformimit nga qyteti deri në fshatrat më të largët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Gjirokasër dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi ka vijuar takimet elektorale në fshatrat e Tepelenës. Bashkë me kandidatin tjetër të socialistëve, Laert Duraj, Çuçi është takuar fillimisht me banorë të Lekdushit e më pas në Progonat.

Tepelena tha Çuçi është sot një shembull kuptimplotë i transformimit falë mbështetjes me investime nga qeveria dhe mirëmenaxhimit nga qeverisja vendore.
“Ne kemi transformuar Tepelenën duke filluar që nga qendra e qytetit e deri në periferitë më të largëta. Ne sot jemi me kokën lart dhe ju shohim në sy për punët që kemi bërë. Janë kilometra të tërë rruge që kemi rikonstruktuar e po bëjmë në këtë zonë. Sot kemi një unazë të jashtëzakonshme. Vjen në Kurvelesh, del në Salari, nga Salaria mund të shkosh në Sinanaj. Pastaj dalja në det është një nga ëndrrat e hershme të kësaj krahine që po e bëjmë realitet”, tha Çuçi gjatë bisedës me banorët e Lekdushit, duke përmendur gjithashtu edhe një tjetër investim të rëndësishëm në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike për të gjithë këtë zonë. Vendosja e 10 transformatorëve të rinj zgjidh një problem të hershëm për këtë krahinë.

Çuçi i është përgjigjur gjithashtu edhe akuzave të para disa ditëve nga kandidati i LSI-së, Vangjel Tavo, për gjoja blerje të votave në Gjirokastër.

Ai ka ironizuar me Tavon duke risjell në vëmendje një fragment nga një komedi e estradës së dikurshme të Fierit.

“Shihni çfarë bën kandidati i LSI-së. Ka humbur ekulibrin mendor, është bërë njësoj si kryetari i vet. E mbani mend estradën e Fierit, që thotë “ishin veshur partizanët si partizanë, që ne t’i merrnim për ballistë. Edhe Vangjeli tani këtë po thotë. Ka shkuar njëri, që t’i thotë kam ardhur nga Vangjeli për të të dhënë lekë, por t’i voto Partinë Socialiste. Përse ndodh kjo? Sepse e ndjen forcën tonë që ne jemi të sigurt që do të qeverisim Shqipërinë për të paktën 8 vitet e tjera.  Jam i sigurt që gjithë banorët e qarkut Gjirokastër do ta ndëshkojnë LSI-në dhe do t’i japin Partisë Socialiste një mbështetje historike.

Lexo edhe :  Kujdesi për kafshët/ Tiranë, hapet spitali i parë veterinar

Gjatë takimit në Progonat ministri Çuçi tha se ne si forcë politike kemi justifikuar me punë mbështetjen e jashtëzakoshme që Tepelena i ka dhënë Partisë Socialiste.

“Ne themi atë që bëjme dhe bëjmë atë që themi. Kjo na ka bërë që përballë shqiptarëve të jemi dukshëm forca e vetme politike që mund të justifikojë qeverisjen. Në këto katër vite që kaluan dhe për këtë zonë ne kemi bërë mrekulli në raport me ku ishim më parë. Prej këtu mund të shkohet në Himarë, një ëndërr shekullore dhe një komunikim i munguar qindravjeçarë. Për shumë pak mund të shkohet për Salari dhe më pas mund të vijohet në Vlorë”, tha Çuçi.

Më tej ai përmendi edhe projektin e rrugës nga Kolonja deri në Progonat, që kalon përmes Golemit, për të ndërtuar gjithë rrjetin infrastrukturor të Labërisë.

“Jemi ballëlartë dhe i shohim njerëzit në sy, prandaj ne do të jemi fitimtarë në këto zgjedhje. Këtë e di edhe vetë opozita në sondazhet e saj. E rëndësishme është që ne të mos humbasim asnjë votë, për të siguruar të vetëm shumicën qeverisëse”, tha Çuçi.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV