Kreu i Kuvendit uron Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani! Ruçi: Vizioni e energjitë tuaja, garanci për lidership largpamës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit në krye të shtetit të Kosovës, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, e ka vlerësuar figurën e saj.

Përmes një mesazhi urimi Ruçi shkruan se mbështetja dhe partneriteti i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, është premisa dhe garancia se Kosova do të përballojë e kapërcejë me sukses sfidat e vështira.

“Me rastin e zgjedhjes Tuaj Presidente e Republikës së Kosovës, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, Ju uroj suksese në detyrën Tuaj të lartë, të nderuar dhe fisnike. Jam i bindur se vizioni, ambiciet dhe energjitë Tuaja, të bashkuara me përvojën në drejtimin e institucioneve të rëndësishme të Republikës, do t’i garantojnë Kosovës një lidership të fortë, të qëndrueshëm e largpamës, popullit kosovar unitetin e harmoninë e nevojshme dhe institucioneve e forcave politike bashkëpunimin produktiv për të ecur përpara.

Mbështetja dhe partneriteti i ngushtë me aleatët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian, është premisa dhe garancia se Kosova do të përballojë e kapërcejë me sukses sfidat e vështira dhe detyrat madhore të zhvillimit, përparimit, mirëqenies, integrimit euro-atlantik, rritjes së njohjes ndërkombëtare dhe kontributit për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon e më gjerë.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Të fundit

Nasa bën turneun e parë brenda vrimës së zezë

Një nga objektet më misterioze në hapësirë ​​janë vrimat e zeza gjigante që ekzistojnë në qendër të pothuajse çdo...

“Ankth dhe pagjumësi”/ Mjekët psikiatër shpjegojnë mjekimet që merrte Alma Arrazi

Në media, është bërë publike një recetë që mjeku neuropsikiatër nga Shkodra Gjon Preçi ka lëshuar për qytetaren Alma Arrazi, që ditë më parë...

Françeska hapi Kutinë e Pandorës, Sara Gjordeni: Turp, e parashikuar

Françeska Murati hapi dje “Kutinë e Pandorës” dhe iu dha mundësia të bënte një telefonatë me bashkëshortin, ndërsa në këmbim do t’i duhej të...

KE ‘shuplakë’ Greqisë për ‘Belerin’, reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane

BE është e shqetësuar për mosmarrveshjet në rajon; Maqedoni e Veriut me Bullgarinë dhe Greqia më Shqipërinë. Komisioni Evropian shprehet se shpreson që këto...

Jamie Carragher sulmon Casemiron: “Lëre futbollin para se të të lërë ai ty”

Ish-lojtari i Liverpool-it, Jamie Carragher ka komentuar në mënyrë shumë të ashpër paraqitjen e Casemiro-s, mesfushorit të Manchester United, pas humbjes 4-0 ndaj Crystal...

Lajme të tjera

Web TV