Pamje të rënda nga aksidenti në Tiranë/ I riu i shtrirë në tokë dhe i gjakosur (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kavajës në kryeqytet, ku kanë mbetur të plagosur një djalë dhe një vajzë, identiteti i të cilëve nuk është bërë ende me dije.

Sipas informacioneve të para i riu, i cili ka qenë së bashku me një vajzë ka humbur kontrollin e motoçikletës dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë ka goditur një makinë të parkuar aty pranë.

Fjala.al ka siguruar pamje ekskluzive, ku duket i riu i shtrirë në tokë dhe i gjakosur nga fytyra.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë dy të aksidentuarit janë dërguar menjëherë me ambulancë për të marrë ndihmën e parë, pasi gjendja e tyre dukej e rënduar.

“Më datë 07.04.2021, rreth orës 20:35, në rrugën e “Kavajës”, shtetasi L. B., 21 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është  përplasur me disa mjete të parkuara aty në afërsi. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në mjet shtetasja A. A., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia

 

 

Të fundit

112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë

Ata fillimisht i janë drejtuar ‘Varrezave të Dëshmorëve’, ku prehen 7 efektivë policie që janë vrarë në krye të...

Vriten në një sulm ajror 16 civilë në Nigeri, ushtria i ngatërroi me bandat kriminale

Të paktën 16 civilë janë vrarë në shtetin veriperëndimor të Nigerisë Zamfara si pasojë e një sulmi ajror ushtarak ku autoritetet ngatërruan qytetarët e...

A do të ketë reshje dëbore në Tiranë? I ftohti polar “mbërthen” Shqipërinë

Lajda Porja nga Meteoalb ka dhënë për News24 detajet e fundit sa i përket asaj që pritet të ndodhë në orët në vijim me...

Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës në ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve...

Ishin bllokuar në Kapshticë/ Pala greke lejon kalimin e kamionëve dhe autobusëve

Pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionëve dhe autobusëve drejt Greqisë nëpërmjet doganës së...

Lajme të tjera

Web TV