Dilema për kursin e fushatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Mendohej se fushata për këto zgjedhje do të ishte në një klimë tensioni të vazhdueshëm dhe e mbushur me provokime të vilat do ta mbanin të ndezur ambientin dhe pasionet e militantëve. Por nuk rezultoi kështu. Ndërsa paritë e liderët vazhdojnë betejën midis tyre dhe matin forcën nëpërmjet deklaratave dhe takimeve elektorale, jeta vijon. Qytetarët vijojnë punën, mbajnë rradhën për të bërë vaksinën dhe aktiviteti i përditshëm nuk ka humbur shumë nga rutina e zakonshme në kushtet e pandemisë. Ajo çfarë mund të vërehet pra, është se qytetarët nuk mbeten shumë të angazhuar në pasionet partiake. Koha kur i rezerojnë vëmendje të detyruar është në orët e mbylljes pas 20.00 kur ndjekin emisionet e njëpasnjëshme me protagonistët e fushatës.

Gjithësesi duket si një vëzhgim nga larg, i ftohtë dhe kryeneç, si për ti bërë të qartë politikës për të mos i marrë për budallenj. Ky popull nuk tërhiqet dot më në asnjë lloj aventure për përfitime politike të askujt. Dhe kjo është e kuptueshme prej kohësh tashmë. Ndoshta pikërisht për këtë arësye dhe fushata që iu udhëzua Bashës të ndiqte në këtë fushatë ishte ajo e qetësisë dhe e shmangies së incidenteve dhe linjës së ashpër. PD vinte nga një periudhë aventurizmi ku lënia e mandateve dhe braktisja e parlamentit dhe e zgjedhjeve lokale u shoqërua me një peridhë plot tension, protesta, tymuese dhe deri akte vandalizmi. Të gjitha këto nuk arritën të mobilizojnë përveçse militantët. Por tek qytetarët duket se rruga e ashpër nuk ngjitën.  Pikërisht prej kësaj qasje të re e të qetë të Bashës, PD që vinte nga kuota të ulëta përpara fushatës, nisi të rriste në pikavarazh. Ndërkohë LSI që vijoi me gjuhën e ashpër dhe agresive, nga java në javë është në tkurrje të vazhdueshme. Gjithësesi, ajo çke bërë dikur e ka një çmim pagese.

Lexo edhe :  Efekti ‘roje vreshti’ i SPAK-ut

Dhe pagesa për PD është se megjithë fytyrën e re e paqësore që Basha do të paraqesë, rritja e simpatisë së fillim fushatës të PD, ka stopuar prej tre javësh sipas sondazheve. PS dihet ende shumë e distancuar në krye të parashikimeve duke dëshmuar stabilitet në përkrahjen që ka.  E gjithë kjo situatë, ku edhe qetësia e deritanishme e Bashës nuk ka siguruar frymë në përkrahje dhe përmbysje të shifrave, duket se aktorë të rëndësishëm brenda opozitës duan të ndikojnë mbi kreun e PD për të ndryshuar kurs fushate. Sipas kësaj logjike qetësia nuk jep rezultat dhe se duhet shkuar drejt eksperiancave historike të dikurshme të ashpërsisë dhe akteve provokuese. Presioni nga Bashës ka nisur. Mbetet të shohim nëse Basha do të bindet sërish. Gjithësesi, problem mbeten skenarët ku aktet bëhen fakt i kryer nga lojtarët pa top.

Të fundit

Salianji: Dënim politik për të më hequr nga zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim...

Temperatura deri në 42 gradë, vala e të nxehtit mbyll Akropolin e Greqisë

“Helios” mbyll Akropolin. Jo perëndia e lashtë greke, por objekti qiellor që përfaqëson, Dielli. Temperaturat e larta përvëluese kanë detyruar autoritetet që përkohësisht ta...

Pastrimi i kanalit kullues në aksin Shkodër – Velipojë, Rama: Përfitojnë qindra fermerë

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga pastrimi i kanalit kryesor kullues, përgjatë aksit nacional Shkodër–Velipojë. Kreu i qeverisë shprehet se nga kjo infrastrukturë përfitojnë qindra...

Rama: Ministria e Drejtësisë do kërkojë hetim në KLP për Prokurorinë e Shkodrës

Kryeministri Edi Rama reagon sërish për rastin e Thethit, ku 10 kabinat për të cilat thotë se ishin pa leje, tashmë janë hequr. Rama tha se...

Misteri Kuban: Armë sekrete apo histeri masive?

Gjashtë muaj hetimesh ishin të kota: nuk ka asnjë shpjegim për shqetësimet që goditën diplomatët amerikanë të vendosur në Havana, të cilat fillimisht iu...

Lajme të tjera

Web TV