Çuçi: Do të sfidojmë numrat në Gjirokastër, PS merr 3 mandate deputetësh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ne do të fitojmë edhe një betejë tjetër. Do të sfidojmë numrat e qarkut. Nga 4 deputetët që ka qarku Gjirokastër, do të marrim 3. Kjo do të jetë një fitore historike e Partisë Socialiste”.

Kështu është shprehur drejtuesi politik i Partisë Socialiste dhe kandidati për deputet, Bledi Çuçi, gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Libohovë. Sipas tij vetëm Partia Socialiste dhe Edi Rama mund të çojnë përpara Shqipërinë e së ardhmes.

“Investimet padiskutim që në Libohovë janë të dukshme. Këtu ku jemi tani nuk do të kishim mundur të bënim dot një takim të tillë nëse nuk do të ishte bërë investimi në kuadër të programit të rilindjes urbane. Në 2013 e kemi gjetur Gjirokastrën dhe gjithë Shqipërinë gati në rrënim. Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO. Ne jemi krenarë që vijmë dhe flasim prapë me ju, që prezantojmë çfarë kemi bërë, por me energji të reja, për t’ju thënë se kemi ende projekte për të finalizuar”, tha Çuçi.

Në vijim të fjalës para libohoviteve, Çuçi tha se PS ka vendosur një standard të ri në Shqipëri, sepse thonë çfarë do bëjmë dhe kemi bërë çfarë është thënë.
“Unë jam i sigurt që askush nuk ka dilemë se kush është partia dhe lideri që duhet të vazhdojë ta udhëheqë Shqipërinë, por nuk duhet të humbim asnjë votë. Dhe kjo jo sepse kemi frikë që nuk jemi partia e parë dhe nuk bëjmë dot qeverinë. Jo! Këtë e thotë edhe vetë opozita, vetë sondazhet e saj tregojnë se Partia Socialiste është forca e parë në Shqipëri,forca më e votuar nga shqiptarët.

Lexo edhe :  Berisha mbrojti aferën korruptive të “Bankers”/ Murrizi paralajmëron skandalin e radhës!

Të mos humbasim asnjë votë, qoftë për neglizhencë apo për inate personale, sepse duhet që të marrim një mazhornacë absolute që ta bëjmë qeverinë të vetëm, pa patur nevojë për koalicione me parti apo individë që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngadalësojnë shpejtësinë e qeverisjes”, tha Çuçi duke theksuar se ende pas dy mandatesh qeverisje, Partia Socialiste mbetet partia më e votuar dhe oferta më e mirë për shqiptarët.

Të fundit

Çelet sezoni artistik në Elbasan, instrumentistët sjellin vepra botërore

Në Elbasan është çelur sezoni artistik veror me koncertin “Virtuozët”, një aktivitet që solli në skenë instrumentistë të talentuar...

Dy lojtarë dalin kundër Barcelonës: Nuk duam të largohemi!

Barcelona duhet të sigurojë të ardhura këtë verë, me qëllim që të jetë në gjendje të regjistrojë transferimet e reja. Lojtari i vetëm i...

Ministri i Izraelit: E sulmojmë përsëri Iranin, ne s’kemi frikë

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, ka dhënë një paralajmërim të drejtpërdrejtë ndaj Iranit lidhur me programin e tij bërthamor. Në një intervistë për...

Medikamente kontrabandë, nën akuzë pronarët e farmacive! Ilaçet u futën nga Greqia?

Pronarët e dy farmacive në Korçë janë marrë nën hetim nga Policia nën dyshimin e kontrabandës së medikamenteve nga Greqia. Kontrolli i ushtruar në mënyrë...

Zyrtari i PD: Oligarkët do kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Zyrtari i Partisë Demokratike, Dorian Teliti zbuloi sot, sipas pretendimeve të tij, prapaskenat e aksionit të ndërmarrë nga IKMT, me urdhër të kryeministrit Edi...

Lajme të tjera

Web TV