Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Raçë të Gjakovës. Mediat kosovare raportojnë se në këtë aksident kanë vdekur tre persona. Sipas mediave lokale, të aksidentuarit dyshohet se janë shtetas të Shqipërisë.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 07:40 policia është për një aksident në fshatin Raçë. Patrullat policore kane dalë ne vendin e ngjarjes ku kane vërejtur se brenda makinës, e cila kishte dalë jashtë rrugës kanë qenë 3 persona.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ambulanca, zjarrfikësit, njësia e trafikut si dhe prokurori kujdestar. Nga ana e personelit mjekësorë në vendin e ngjarjes është konstatuar se personat qe gjendeshin brenda mjetit ishin pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjakovës, Nysret Gjurkaj.