Presidenti Ilir Meta me kapuç në kokë, takim me njerëz në kërkim tek Gjiri i Lalzit (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta Tema ka publikuar një foto të Presidentit Ilir Meta me kapuç në kokë, për të cilën shkruan se është shkrepur në Gjirin e Lalzit, dhe kreu i shtetit është nën shoqërinë e personave të shpallur në kërkim nga autoritetet ligjzbatuese.

Më pas, gazeta në fjalë publikon dhe një foto të shkëputur nga video ku shfaqet Meta i rrethuar nga persona të tjerë, të veshur me të zeza, dhe kërkon që Presidenti t’iu thotë shqiptarëve se me cilët persona është në tavolinë.

Në shkrim thuhet se, Ilir Meta është duke pritur në takim një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia aktualisht në Durrës.

“Gazeta TemA disponon dhe videon e shkuarjes ne takim të njerëzve të dërguar nga personi në kërkim.Meqë presidenti Meta thotë më nxirrni një foto, ne po i nxjerrim dy foto nga video-ja, me shpresë se do shpjegohet vetë për takimin me njerëz në kërkim, për të intimiduar votuesit në Durrës.

Por këto foto të presidentit mjaftojnë që ai të futet në listën e OFL-së, si gjithë personat me të shkuar kriminale. Zoti president, a mund t’ua thuash shqiptarëve me kë je në tavolinë?”, shkruan media në fjalë.

Të fundit

Manifaktura apel qeverisë: Ta kthejmë Shqipërinë në qendër prodhimi për ushtritë e NATO-s

Rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga vendet anëtare të NATO-s dhe interesi i lartë për veshje ushtarake kohët e...

“Ecim”, vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet

Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat, karriget dhe objektet që kanë zaptuar në mënyrë të paligjshme trotuaret dhe ambientet e përbashkëta po...

Studim me gjetje të rëndësishme për parandalimin dhe kontrollin e kancerit të mëlçisë

Një raport historik mbi parandalimin dhe kontrollin global të kancerit të mëlçisë, i udhëhequr nga ekspertë kinezë dhe i botuar së fundmi në revistën...

Rexhep Qosja: Çfarë mësova nga humbja e vajzës sime!

Nga Rexhep Qosja F A L Ë N D E R I M Me 28 korrik, pas një kohe të gjatë të mbushur me dhembje e...

“12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Përmes një fotografie të vajzës së saj të vogël pranë një tavoline shahu, Sara ndau me ndjekësit një fakt surprizues për të kaluarën e...

Lajme të tjera

Web TV