Paralajmërimi i Skënder Brataj: Fushata dhe zgjedhjet do të sjellin rritje rastesh, ja kur pritet vala e tretë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E diela e zgjedhjeve shton rrezikun për përhapjen e koronavirusit në vend. Ekspertët i bëjnë thirrje popullatës, forcave politike dhe komisionerëve të angazhuar në votime të mos neglizhojnë masat anti-Covid.

Dita e votimeve nuk do të kërkojë një vendim të posaçëm të Komitetit të Ekspertëve për shtyrjen e orës policore. Skënder Brataj thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë përgjegjësinë për të zhvilluar këtë proces me protokollet e miratuara anti-Covid.

Pasi nuk u krijua një mekanizëm që të ndalojë votimin e të sëmurëve aktivë me koronavirus, ashtu si KQZ dhe ekspertët e kanë lënë në ndërgjegjen e qytetareve të infektuar.

Për Bratajn, fushata dhe zgjedhjet do të sjellin valën e tretë të koronavirusit në vend, por jo më agresive se ajo që kaluam.

“Duke marrë parasysh se janë rreth 2 mijë kandidatë nga partitë politike. Duke marrë parasysh dhe sa shoqërues kanë, kuptohet që mundësia e përhapjes është rritur, është shtuar në këtë moment.

Duke i shtuar edhe pakujdesitë e mos mbajtjes së maskës, apo mos respektimit të distancës, mendoj se do ketë një rritje në maj, por asnjëherë si ato valë që kaluam”, tha Brataj.

Sipas të dhënave zyrtare deri tani janë prekur nga koronavirusi mbi 130 mijë persona. Me fillimin e fushatës së imunizimit është vaksinuar 13% e popullsisë, ndërsa aktualisht janë 24 mijë të sëmurë aktive, 18 mijë vetëm në Tiranë./a2cnn

Të fundit

Serbia në panik, zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me...

Inkuizicioni, zjarr i shenjtë apo urrejtje hyjnore?

Në shekullin XIII, Romës i vinte era tym dhe frikë – një erë që nuk vinte prej temjanit të altareve, por prej druve që...

Nxehtësia ekstreme, një kërcënim i padukshëm që përshpejton plakjen biologjike

Ndërsa valët e të nxehtit vazhdojnë të djegin pjesë të Hemisferës Veriore, shkencëtarët po zbulojnë një tjetër rrezik të fshehur të temperaturave ekstreme: ato...

Horoskopi ditor, 26 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Nga pikëpamja sentimentale sot do të keni siguri nga i dashuri juaj dhe nuk do të keni nevojë ta kërkoni diku tjetër. Beqaret...

Fundi i luftës, fillimi i paqes: Deklarata e Potsdam-it dhe ultimatumi ndaj Japonisë

Në një Evropë të shkatërruar nga lufta dhe në hijen e ende të pashuar të Hiroshimës që ende nuk kishte ndodhur, më 26 korrik...

Lajme të tjera

Web TV