“PD është parti me pronar”, Frrok Çupi: Parti staliniane dhe militare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti i Fjala.al, Frrok Çupi, ishte sot i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, ku komentoi humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

“Unë mendoj se kështu si në lëngatë do të shkojë jeta e Partisë Demokratike. Ky nuk do t’i njohë zgjedhjet, ose do t’i njohë më vonë”, tha Frroku.

Po nëse Basha jep dorëheqjen, ndoshta dhe gjërat ndryshojnë me dikë tjetër

Nuk jep dorëheqjen. Unë po them me këtë. E gjithë zhurma që thuhet se ka manipulime, ka krime, e tjerë, e tjerë, është e tëra zhurma për vete. Është njësoj si Monika, domethënë në filozofinë e Monikës

Për të mbrojtur veten?

Që mbron veten aty në PD, që do të thotë po të shkojë të hapë derën do të thotë ‘ore çke se po luftoj, edhe votat na i kanë vjedhur, pse kështu?’. e minimizova te një person.

E dyta, ajo parti nuk ka mjete për të hequr, për të shkarkuar. Partia Demokratike nuk është Parti Demokratike. Partia Demokratike ka rënë në Stalinizëm qysh pas ’96-ës. Është një parti staliniste, militare, pa pikën e demokracisë.

Të gjithë njerëzit që tentojnë demokraci atje, të tërë janë të zhveshur nga privilegjet. Tentojnë në mënyrë demokratike, por nuk mund të hysh në një kështjellë jodemokratike me mjete demokratike. Ajo është një kështjellë ku nuk hyhet, edhe sikur të ndodhë çfarë të ndodhë, është shumë zor pasi është një parti e okupuar prej kaq kohësh. Basha është një prej fajtorëve, nuk është fajtori i vetëm në Partinë Demokratike se ka humbur. E gjitha ka ardhur rrugës. A humbi zgjedhjet e para dhe mbeti prapë kryetar. A humbi të dytat dhe krijoi presidentë, edhe në të tretat”, tha Çupi.

Lexo edhe :  Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Charlemagne” për Ursula von der Leyen

Sipas tij, Partia Demokratike është parti me pronar dhe se do të ndryshojë nësoj si çdo biznes kur pronari thotë se duhet ndryshuar plani i biznesit.

Të fundit

Një hakmarrje e ftohtë ndaj SHBA për injorimin e “non grata”-s

Nga Mero Baze Sali Berisha dhe ekipi i tij kanë ndërmarrë një fushatë të re ndaj SHBA, për t’u hakmarrë...

Humb betejën me sëmundjen e rëndë aktorja ikonë e televizionit amerikan

Aktorja e njohur Valerie Mahaffey, e vlerësuar me çmimin Emmy për kontributin e saj në televizion, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare, pas një...

Vrasja e Kenedit, raporti flet për mundësinë e një komploti

2 qershor 1979 Më 2 qershor 1979, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Komisioni i Përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve për Vrasjet (House Select Committee...

U rrëzua nga çatia e kishës 2 javë më parë, ndërron jetë prifti Kristaq Viso

Prifti Kristaq Viso, i cili ra nga çatia e Kishës rreth 2 javë më parë, ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmi për ndarjen nga...

Pas paraqitjes në SPAK, Berisha niset sot drejt Brukselit! Zbulohet SMS i Nokës

Kreu i opozitës Sali Berisha do të jetë sot në Bruksel ku do të marrë pjesë në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Evropiane. Berisha do...

Lajme të tjera

Web TV