Humbja e Lulzim Bashës në zgjedhjet e 25 prillit sipas gazetares Mira Kazhani tregoi se nuk bëhesh kryeministër se të vjen radha.
E ftuar në emisionin “Arnautistan” në MCN TV, Kazhani shtoi se Basha humbi se nuk e bën dot atë punë.
“Humbi se nuk e bën dot atë punë. Thjesht nuk bën, nuk bëhesh kryeministër se të vjen radha. Nuk rrëzohet nga qytetarët një pushtet nëse nuk ka një version të mirë pushteti matanë. Është për mua shembulli klasik që asgjë e dhuruar nuk funksionon. Kudo duhet të ketë garë, duhet të lodhesh për gjërat. Më vjen keq për humbësit. Zyra e këshilltarëve të tij tentoi të bëjë diçka, por ishte vonë”, tha Kazhani.