Drejtoresha e shkollës rreh me shkop druri 6-vjeçaren para syve të ëmës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Videoja ku shihet drejtoresha e një shkolle fillore në Florida duke goditur me shkop të drurit vajzën 6-vjeçe, ka shokuar opinionin amerikan.

“Urrejtjen që ajo kishte për bijën time derisa e godiste, ishte diçka që kurrë më parë nuk e kishte parë dhe as që e kisha goditur as përafërsisht në atë mënyrë bijën time”, ka thënë e ëma që filmoi gjithçka dhe e publikoi në internet, transmeton Telegrafi.

Drejtoresha e shkollës kishte dënuar vogëlushen për shkak të dëmeve që i kishte shkaktuar në kompjuterin e shkollës – dëme këto që kapnin vlerën e 50 dollarëve.

E ëma e vogëlushes ishte ftuar në shkollë në mes të prillit që të paguaj për dëmin e shkaktuar – por ajo u udhëzua për në zyrën e drejtoreshës së shkollës brenda të cilës ishte e para e shkollës, asistentja e saj dhe 6-vjeçarja.

 

Dyshja kishin vendosur ta dënojnë vajzën para syve të ëmës. E duke parë se nuk kishte kamera të sigurisë, ajo e filmoi me telefon nga frikës askush nuk do ta besoj rrëfimin e saj.

“Askush nuk do të më besonte. Kam sakrifikuar bijën time me qëllim që prindërit e tjerë ta kuptojnë se çfarë po ndodh në shkollë”, ka thënë ajo.

E po të njëjtën ditë ajo dërgoi vajzën të mjeku për t’ia dokumentuar lëndimet trupore. Madje u zotua se do të kërkoj drejtësi për të bijën, pranë të cilës nuk mund të qëndrojë afër kur është në punë.

Departamenti për të mitur ka konfirmuar se janë duke hetuar rastin, kurse avokati i familjes ka thënë se po mbledh të dhëna për ngritje të padisë kundër drejtoreshës.

Të fundit

Çfarë ndodhi në BBV? Heidi shpërthen në lot: Nuk po më leni as të ha (Video)

Heidi Baci është përlotur mbrëmë pas debateve që pati me Meriton Mjekiqin dhe Françeska Muratin. Teksa Heidi po hante, moderatori...

Meta paraqitet në Prokurori me trëndafil të kuq në dorë (VIDEO)

Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Tiranës me trëndafil në dorë. Teksa u pyet më pas nga gazetarët për arsyen e thirrjes në...

SPAK sekuestron 3 milionë euro pasuri ish-shefit të Operacionales, Oltian Bistri!

Gjykata e Posaçme kundër krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sekuestruar pronat e ish-drejtuesit të policisë, Oltian Bistri, të arrestuar gjatë operacionit Metamorfoza. Njoftimi i...

Doli pak më parë nga Prokuroria/ Meta: U bëj thirrje të paktën të rregullojnë ashensorin!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit ditën e sotme në Prokurorinë e Tiranës ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin...

FOTOLAJM/ Militanti i Berishës qesen me mollë, qepë e karrota, godet bashkinë e Tiranës

Sa vjen e pakësohet numri i militantëve që I bashkohen Rithemelimit në protestën para bashkisë së Tiranës.LSA ka filmuar një moment kur një militant...

Lajme të tjera

Web TV