“Shtiret si i frikshëm”/ Bledi Mane thumbon Mark Markun: “Gangsteri” i rrugës së Kavajës dhunohet nga gruaja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Bledi Mane ka ironizuar daljet publike të deputetit të sapozgjedhur Mark Marku, i cili duket tepër i revoltuar për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Marku ka deklaruar shpesh që nuk do t’i njohin zgjedhjet, por ende nuk ka një deklaratë konkrete nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mane nuk i ka kursyer notat e ironisë, duke mos lënë pa përmendur dhe të kaluarën e pedagogut.
“Sa herë shikoni Mark Markun kur ulëret nëpër studio televizive qajani hallin. Sa herë revoltohet dhe kërcënon Mark Marku mos u trembni e mos e merrni seriozisht. Bën një jetë të dyfishtë brenda shtëpisë ku intimidohet, poshtërohet e kërcënohet nga “gruaja” e tij dhe sapo zbret shkallët e pallatit, kollitet, trash zërin, aktron dhe shtiret si i frikshëm.

Qajani hallin Mark Markut se nuk e ka me asnjë nga ju, është brenda tij frustrimi i akumuluar nga një jetë mizerje me fëmijëri pa lodra, adoleshencë pa puthje, burrëri pa staturë. Mbetet çirak i një martesë të sforcuar dhe kërkon të shfryjë e të çlirohet. Asgjë nga ato çfarë nxjerr nga goja nuk janë organike, nuk janë të tijat. Imiton dhe përcjell kërcënimet që i ka hasur çdo ditë në katund, në pyll, në konvikt dhe po çdo ditë dhunohet jo vetëm verbalisht nga gruaja e tij por edhe nga mënjanimi që i kemi bërë edhe ne ish studentët e tij. E njohim mirë ndaj edhe ju pijani lëngun porsi ne. Është kërcell i tharë nëpër të cilin kurrë nuk ka qarkulluar eliksir. Mos e këpusni, mishërojeni!”

Të fundit

Politico: Shqipëria përdor IA në qeverisje, integrimin në BE dhe luftën ndaj korrupsionit

Inteligjenca artificiale (IA) gjithnjë e më shumë po përqafohet nga shumë vende të Evropës, ndërsa Shqipëria po e shfrytëzon...

Çfarë po gatuhet në Alaskë? Trump dhe Putin mes hartës së re të Ukrainës

Presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin do të zhvillojnë të premten një samit në Alaska, mes spekulimeve se bisedimet mund të...

Atje ku gjykatën e drejton ligji, jo SPAK-u

Nga Ylli Manjani Po vijojmë të sjellim raste të tjera nga gjykatat perëndimore të cilat shpallin të papërdorshme si prova gjyqsore të dhënat e SKY...

Xhekson Polok, një shpërthim “kaotik” mbi telajo

11 gusht 1956 – Artisti i njohur amerikan, Xhekson Polok, humbi jetën në moshën 44-vjeçare. Nga Leonard Veizi Në një natë gushti të vitit 1956, një...

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë të zjarreve që kanë përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV