Beteja e afateve për shkarkimin e Presidentit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Procesi i hapur nga parlamenti shqiptar për shkarkimin e Presidentit Meta duket se do të kalojë në një kalvar jo të lehtë ligjor. Dhe çështja kryesore janë afatet mbi të cilat mund të luajë ky parlament që e mbyll mandatin e tij në 9 shtator. Kufijtë pët të marrë vendime janë më të ngushta se kaq. Sipas kushtetutës, Kuvendi që gëzon ende mandate, nuk mund të ndërmarrë nisma ligjore nëse është më pak se muajt e fundit të mandatit dhe që i bie në datën 9 korrik. Nga ana tjetër, për çështje kaq të rëndësishme siç është ngritja e një komisioni hetimor për shkeljet e rënda të Kushtetuës nga Presidenti, afatet ngushtohen më tej deri në katër muaj para përfundimit të mandatit. Në këtë rast, afati i fundit për të marrë vendim për ngritjen e Konisionit hetimor është data 9 maj, çka mund t’i japë kohë komisionit e më tej Parlamentit për ta mbyllur si hetim dhe votim në seancë plenare brenda datës 9 korrik. Afatet pra janë të ngushta. Kjo ishte dhe arsyeja pse Presidenti, i ftuar të dëgjohet në Komisionin e Ligjeve ditën e djeshme për të mbrojur dhe argumentuar veprimet e tij, kish deklaruar se do ish i gatshmë të deklarohej në datën 10 maj. Pikërish atëhere kur dhe afatet do të ishin djegur dhe Komisioni Hetimor nuk do të mund të ngrihej. Duket pra një lojë ligjore në sulm dhe në mbrojtje gjë e cila duket se do të ndikojë dhe në mbarëvajtjen e çështjes. Zakonisht, në vende të tjera, kur artikulohen akuza të tilla, aq më shumë nga parlamenti, çështja zgjidhet kryesisht me dorëheqje, për të mos futur në siklet askën dhe aq më tepër të ketë ngarkesa me komisione hetimore, që gjithësesi janë politike përderisa përbëhen nga deputetë të forcave të ndryshme. Ndaj beteja Parlament – President, ndonëse zhvillohet në terren ligjor, kërkon të tërheqë dhe mbështetjen e opinionit publik. Por që gjithësesi nuk mund ta zëvendësojë të drejtën e ligjit, ndaj ka shumë rëndësi se si do të kryhet procesi ligjor. Pasi çështja e presidentit nuk do të varet vetëm nga një vendim i Kuvendit dhe nga fuqia e votës, por më tej dhe nga Gjykata Kushtetuese e cila do gjykojë më së shumti procesin e shkarkimit nëse është i mbështetur në ligj. Ndaj të jemi të qartë, dhe nëse 9 korrik presidenti do të shkarkohet nga detyra, Meta nuk do e lerë zyrën e tij të nesërmen. Pasi cështja do të shkojë në gjykatën Kushtetuese e cila nuk ka afat se kur mund të vendosë për këtë çështje. Aq më shumë nëse vetë Gjykata do i drejtohet komisionit të Venecias për këshillim.

Të fundit

Gëzuar, me valixhe në duar! Ku shkojnë shqiptarët për fundvit?

Nga pushimet dimërore në Alpet e Europës, te qytetet e dekoruara plot drita dhe tradita, deri tek arratisjet në...

Astrologia zbulon si mbyllet viti 2024 për secilën shenjë Horoskopi: Ka të papritura

Meri Gjini ka bërë parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të vitit 2024, në një studio televzive. “Nesër kemi Mërkurin në katërkëndësh me Saturnin....

Planet e administratës Trump mbi emigracionin

Emigracioni ishte një nga çështjet kryesore të fushatës elektorale të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. Administra e tij po planifikon zbatimin e masave më...

A mund ta tërheqin shqiptarët pensionin në një shtet tjetër?

Zv. ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani ka ndarë në emisionin “Sheshi i Dollarit” detaje nga marrëveshja e nënshkruar për njohjen e pensioneve....

Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfimi emocional i Big Bastës

Këngëtari Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit Big Basta, ka qenë ditën e sotme i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”, ku...

Lajme të tjera

Web TV