Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi ishte i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku, në një intervistë ku foli për një sërë çështjesh në politikën shqiptare, veçanërisht opozitën.
Kryeministri Rama ka përsëritur vazhdimisht oferten e tij për bashkëpunim me Partinë Demokratike kohët e fundit dhe këtë gjë e ka komentuar edhe Topi duke e konsideruar si gjë normale për integritetin në BE.
Pjesë nga intervista:
“Si e komentoni ofertën e Ramës për bashkëpunim me PD-në?
“Është normale deri në momentin që duhen ligje që i shërbejnë integrimit në BE. Por do theksoja që çdo hap tjetër që do tentojë në bashkëqeverisje do ishte asgjesim i demokracisë. Të kesh një opozitë të fortë do të thotë ta lësh kryeministrin pa gjumë. Ta lësh pa gjumë realisht.”, tha Topi.
Ndërsa kur gazetari Roland Qafoku e pyeti: “Si ka qenë Rama me gjumin këto 8 vjet?” , përgjigjia e tij ishte:
“Unë s’kam fjetur me Ramën.”, tha Topi, batutë kjo që shkaktoi të qeshura në studio.
Për më tepër ndiqni videon më poshtë:
https://streamable.com/seuxyj