Halim Kosova: Rama më tha se e kam derën e hapur, ndaj i kërkova leje Bashës të kaloja nga krahu tjetër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i njohur Halim Kosova, i cili nuk ishte në listat e kandidatëve të Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit, ka folur ditën e sotme për takimet e fundit që ka zhvilluar me kryeministrin Rama dhe kryedemokratin Basha.

Ai tha në “Kjo Javë” se është takuar me Bashën para se të dilnin listat e kandidatëve dhe i ka thënë se cili është vendi i tij në PD, ndërsa kryedemokrati ia ka kthyer se do ia thotë vendin e tij pas datës 25 prill.

Gjithashtu Kosova tregon se i ka kërkuar Bashës leje që të bashkëpunojë me Ramën për të ndihmuar sistemin shëndetësor.

“Biseda e fundit me Bashën ka qenë para listave, dhe shkova në zyrë dhe i thashë të të bëj një pyetje, ku e kam vendin unë në PD? Këtu ngjit me mua, tha. Po ç’të bëjë aty? E pyeta. Pas datës 25 do ta them, më tha. Po ç’do të bëj?

Më tha, do të shkruash kështu relacione dhe gjëra….I thashë unë kam ardhur me të thënë që jam me ty, jam me ty, që jam me PD, jam me PD. I thashë kam ardhur me të kërkuar leje që të kaloj një çikë nga krahu tjetër ti jap një dorë sistemit shëndetësor?
Unë në radhë të parë jam me sistemin e kujdesit shëndetësor dhe shqiptarët”, tha Kosova.

I pyetur nëse do ta pranonte një post ekzekutiv nëse do ia ofronte Rama, mjeku tha se kryeministri i ka thënë se e ka derën e hapur.

“Në bisedën e fundit që kam pasur më tha e ke derën hapur dhe unë këtë kam kërkuar edhe nga Basha”, tregoi mjeku.

Të fundit

Beteja për Kukësin, a do të ketë këtë herë përmbysje?

Votuesit në Qarkun e Kukësit pritet të zgjedhin tre deputetë më 11 maj, ku rezultati që merret me mend...

“Mos e bëni atë gabim”/ Rama: Opozita ka para për të blerë vota, unë nuk kam!

Pas 12 vitesh në pushtet, Edi Rama thotë se nuk është ai që ka para për të blerë vota, por opozita. Sipas Ramës, ai...

Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës

Ka dështuar sot konstituimi i Kuvendit të Kosovës, pasi që nuk u miratua raporti i komisionit për verifikimin e mandateve. Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti...

Kur fatin ta vjedhin! Dy të rinj gjetën diamantin 6,5 milionë dollarë, por…

Në vitin 2017, në një fshat të vogël të Sierra Leones, dy adoleshentë, Komba Johnbull dhe Andrew Saffea, atëherë 16 vjeç, bënë një zbulim...

FOTOLAJM/ Ngrihet në KQZ zyra e posaçme që do të hetojë krimet zgjedhore

Një zyrë e posacme është ngritur në komisionin qendror të zgjedhjeve, e cila do të hetojë krimet zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Zyra...

Lajme të tjera

Web TV