Rikthim në institucione/ Opozita kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Pas braktisjes 2-vjeçare të të gjithë institucioneve, opozita ka vendosur të ndjekë rrugët ligjore mbi procesin e zgjedhjeve të 25 prillit. Ditën e djeshme ka dërguar dosjet ankimore në KQZ për të ndjekur rrugët ligjore, duke kërkuar përsëritjen e zgjedhjeve në 9 qarqe të vendit, përjashtuar Kukësin, Dibrën dhe Lezhën.

Në këtë mënyrë pritet një betejë e gjatë ligjore, pasi në bazë të Kodit të ri Zgjedhor, procesi administrativ duhet të kalojë në disa etapa dhe nuk përjashtohet mundësia që pasi të ketë ezauruar çdo institucion, çështjen ta kalojë edhe në Gjykatën Kushtetuese. Opozita pretendon se ka prova dhe fakte që vërtetojnë se vota e shqiptarëve është tjetërsuar në zgjedhjet e 25 prillit, nëpërmjet blerjeve, përdorimit të administratës, shantazhit apo manipulimeve edhe gjatë numërimit.

Veprimi i parë që bëri opozita një javë pas përfundimit të zgjedhjes ishte dërgimi në SPAK të dosjeve që ata e quajtën “Masakër elektorale”. E para ka qenë Partia Demokratike e cila i është drejtuar Prokurorisë  së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Sipas njoftimit edhe të kësaj të fundit janë duke u proceduar 33 raste që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”. Aktualisht në Prokurorinë e Posaçme janë në hetim 33 procedime penale, të cilët janë regjistruar. SPAK ishte institucioni i parë që Partia Demokratike iu drejtua për zgjedhjet e 25 prillit.

Edhe pse opozita vjen nga një terren mosbesues, duke ju referuar akuzave se drejtësia është e kapur nga pushteti, duket se është e detyruar ti njoh institucionet duke ju drejtuar asaj për hetim. Edhe ditën e djeshme se bashku me një arsenal dosjesh, Partia Demokratike i është drejtuar Komisionit Qendror Zgjedhor. Plot 10 dosje të qarqeve të ndryshme, Partia Demokratike mendon se është tjetërsuar vota e qytetarëve. Janë nëntë qarqe që Partia Demokratike po ankimon rezultatin e prodhuar nga Komisionin Qendror Zgjedhor.

Lexo edhe :  Pse PD është e vetmja opozitë që "i kanë vjedhur" votat?

Ajo që vihet re është se Partia Demokratike për qarqet që ka fituar siç është Lezha, Dibra dhe Kukësi nuk ka pasur dosje ankimimi. Sipas Partisë Demokratike dhe lëvizjes Socialiste për Integrim është treshja Rama-Doshi-Rakipi që kanë bërë krime elektorale në zgjedhjet e 25 prillit duke i tjetërsuar ato.

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV