Rama i kërkon PD-së të zgjedhin bashkarisht presidentin e ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

 

Mazhoranca po përshpejton procedurat për të shkarkuar nga detyra Presidentin Ilir Meta, ndërkohë që ka ftuar opozitën për të bashkëpunuar në zgjedhjen e Presidentit të ri. Ende nuk dihet çfarë vendimi do të marrë Gjykata Kushtetuese pas dorëzimit të materialit nga Kuvendi i Shqipërisë. Gjithsesi Rama ka kërkuar uljen e opozitës dhe mazhorancës në tryezën “Për Presidentin” dhe kjo pastaj në varësi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nëse do e zgjedhin presidentin para, apo pas përfundimit të mandatit më 22 korrik 2022.

Ka qenë vetë kryeministri që në një takim me deputetët e Partisë Socialiste, caktoi objektivat e rinj për mandatin e tretë, ku veçohet bashkëpunimi me opozitën dhe zgjedhja e një presidenti konsensual. Rama ka qenë i vendosur që në qeverisjen e tij për Lëvizjen Socialiste për Integrim të mos ketë asnjë bashkëpunim.

“Me Ilir Metën dhe me partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra si një personifikim i antishtetit, i ndëshkuar nga populli më 25 prill, një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë dhe çdo qytetar normal me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të votuar në bllok shkarkimin. Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin e tij, por në çdo rast do të konsultohemi me PD-në për emrin e Presidentit të ri”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se do ta mbajë të shtrirë dorën e bashkëpunimit me opozitën dhe do ta presë PD-në derisa të vendosë lidhjet me realitetin. “Ne nuk do ta presim PD-në deri kur të vendosin lidhjet me realitetin, por jemi gati të bashkëpunojmë me demokratët kurdo që të jetë e mundur dhe sidoqoftë të jetë e mundur. Pa u lodhur, pa humbur durimin dhe toruan, ne do ta mbajmë të shtrire dorën e bashkëpunimit me opozitën dhe nuk do lëmë rast pa ua treguar me fjalë dhe me vepra se kjo është dekada për ta ngjitur lart Shqipërinë”, tha Rama.

Lexo edhe :  Kush është pas “pushtimit” të zemrës së Thethit!/ Rama paralajmëron banorët

Reagimi i PD

Partia Demokratike ka dalë me reagim zyrtar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama që tha se PS do të konsultohet me PD-në për emrin e Presidentit të ri të vendit, pas shkarkimit të kreut të shtetit Ilir Meta. Sipas PD-së, qëllimi i kryeministrit është “që të largojë vëmendjen” dhe ndaj “vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet”.

“Asnjë diversion nuk do të na ndalë në këtë betejë, duke filluar me shpalosjen e fakteve, provave dhe të dhënave që dëshmojnë pamasën e plotë të masakrës zgjedhore nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi”, thotë PD. Partia Demokratike thekson se detyra e tyre ndaj shqiptarëve është të qëndrojnë të vendosur dhe të luftojnë fort për kthimin e demokracisë në vend. “Edi Rama është autori i masakrës elektorale dhe tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve për ndryshim.

Me qëllim që të largojë vëmendjen ai vazhdon gënjeshtrat, manipulimet dhe diversionet. Vjedhja e zgjedhjeve nga Rama-Doshi-Rakipi e çuan vendin tonë drejt një masakre masive elektorale, ku viktimat janë qytetarët shqiptarë dhe e ardhmja e tyre. Detyra jonë ndaj shqiptarëve është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV