Balluku për ndërtimin e lotit 3 te Porto Romano-Durrës: Përfundon në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Belinda Balluku këtë të mërkurë ka inspektuar nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e lotit 3 te Porto Romano-Durrës.

Balluku në fjalën e saj ka bërë me dije se një projekt i cili do i japë një frymë ndryshe zhvillimit të ekonomisë dhe jo vetëm në qytetin bregdetar.

Sipas Ballukut një projekt i tillë do të bëjë të mundur lëvizjen e lirshme në zonën e Spitallës që tashmë pritet që të shndërrohet në një zonë të madhe industriale.

“Lotin e 3 e kemi nisur shtatorin e kaluar këtë kantier dhe tashmë çdo gjë ka marrë formë dhe shtrati i rrugës është i dukshëm. Drejtimi i rrugës në perëndim na lidh me portin e ri që ka nisur puna për ndërtimin e tij dhe zhvillimi i tij ka lidhje me projektin e Emirateve që ka marrë përsipër dhe ndërtimin dhe kthimin e portit të Durrësit në një pikë turistike për Mesdheun.

E gjithë zona që ne ndodhemi ka një plan zhvillimi industrial, në Spitallë ne kemi përfunduar projektin e Parkut të Ri Fotovoltaik me një investim francez që jo vetëm do të jetë një zonë industriale por do të ketë dhe një zhvillim të madh urban.

Duke mbyllur të gjithë landfillit dhe duke krijuar përmirësimin e mjedisit do të mundet që të kemi një frymë tjetër për Durrësin. Infrastruktura që po ndërtojmë ne sot si nga ana industriale dhe ajo urbane do ti japë më shumë prioritet për dekadat e ardhshme. Java e fundit të shtatorit është dhe fundi i projektit”, ka thënë Balluku.

Të fundit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa...

Nga distanca personale tek mbështetja politike, Kryemadhi flet pa ‘doreza’ për Ilir Metën

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e ftuar në  një emision televiziv, sqaroi pse vendosi të dalë në mbështetje të Ilir Metës, edhe pse tashmë...

Pse u largove nga PD?/ Shehaj: Humba besimin se mund të ndryshohej diçka në parti!

Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, i ftuar në emisionin Log. në News 24, diskutoi me analistin Fatos Lubonja. Lubonja e pyeti se përse...

Pse PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet, apo i dalin humbje madhështore?

Juristi Kreshnik Spahiu, ka deklaruar se sondazhet e nxjerrin PS forcë fituese. Sipas tij, PD s’publikon sondazhet e veta për zgjedhjet pasi i dalin humbje madhështore 'Edi Rama në...

“Demokratët gdhihen me Moxartin!”/ Rama i përgjigjet kritikave për fushatën “tallava”

Dy ditë para se shqiptarët t’u drejtohen kutive të votimet, kryesocialisti Edi Rama ndodhet sonte në studion e Top Story përballë gazetarëve për të...

Lajme të tjera

Web TV