Lorenc Vangjeli: Djalli nuk është aq ‘i zi’, PD-ja është më afër se kurrë me Edi Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duket se për mazhorancën është thjesht çështje kohe shkarkimi i Presidentit të Republikës. Nga ana tjetër Kryeministri Rama ka ftuar PD të ulen në bisedime mbi dakordësinë për emrin e një Presidenti të ri. Është ky hap i parë i “bashkëqeverisjes” apo Rama po ofron karrigen e një institucioni, i cili në sistemin aktual nuk ka kompetencë dhe vlerë vendimmarrëse?

 

Pyetja ngrihet mbi tre detaje të cilët kanë jetë të veçantë dhe janë jo fort të lidhur me njëri-tjetrin. Duke nisur që nga perceptimi, në gjykimin tim të gabuar, se për maxhorancën, shkarkimi i Presidentit të Republikës është fakt i kryer. Gjykimi i drejtpërdrejtë mbi atë që percepton vetëm syri, por nuk e kapërcen dot logjika, zakonisht është i gabuar. Maxhoranca nuk është aktor i vetëm në këtë histori. Ajo ka kundër qoftë kohën e pakët në dispozicion, qoftë misterin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, qoftë një paragjykim të Komisionit të Venecias mbi të njëjtën temë dhe mbi të gjitha, edhe interesin e saj që në afat të shkurtër i kërkon vënien në punë të mekanizmit për shkarkimin e Metës dhe në afatgjatë, nuk ekziston si interes. Edi Rama është i detyruar të ngrejë komisionin hetimor për shkarkimin e Presidentit sepse gjithë ajo çfarë u pa gjatë fushatës, kërkon një përgjigje ligjore dhe morale. Dhe në këtë pikë, Rama nuk kishte më shumë se një zgjidhje. Ai nuk mund të mbyllte sytë, por do të duhej të bënte përpikmërisht atë që po bën. Është tërësisht e parashikueshme që Komisioni i ngritur do të rekomandojë shkarkimin e Presidentit, Kuvendi do ta votojë këtë akt me shumicë dërmuese votash, Gjykata Kushtetuese do të kërkojë kohë për të vendosur që çështja të kalojë “Adriatikun” për të pritur një opinion të Komisionit të Venecias. Dhe pastaj, ata burra që kanë në dosjet e tyre një seri ankimesh nga Tirana, do të zënë kokën me duar në rastin më të mirë kur të lexojnë të përkthyera deklaratat e presidentit, kur do të shohin në video reagimet e tij dhe kur t’u duhet të kërkojnë sërish nga skaji i logjikës së tyre se pse Shqipëria më e vogël se një pikë në hartën e botës, sillet si Jeruzalemi ku është kryqëzohet gjithë politika e botës. Në fund nga komisioni i Venecias do të thuhet se po, Presidenti i Republikës ka tejkaluar kornizat kushtetuese, por shkeljet e tij nuk kanë qenë të rënda dhe nuk kanë sjellë pasoja të pariparueshme. Me këtë opinion, edhe Gjykata Kushtetuese shqiptare do të jetë dakord, por ndërkohë kalendari do të ketë shënuar ndoshta dimrin apo pranverën e vitit të ardhshëm, pa folur pastaj që bashkë me gjethet e kësaj vjeshte, në Shqipëri mund të ndryshojnë shumë gjëra. Miqësitë mund të kthehen në armiqësi, e zeza të bëhet e bardhë, interesat të ndryshojnë dhe ngjalat të ndërrojnë zgarën e pjekjes dhe çmimin në menu, por jo shijen e pakrahasueshme të paparashikueshmërisë proverbiale të politikanëve shqiptarë dhe aftësinë e tyre të pabesueshme për të gjetur dritë edhe në terrin më të thellë dhe për të bërë të zhytet në terr edhe diellin që shohin të gjithë. Oferta e Ramës për të diskutuar me PD-në për emrin e presidentit të ardhshëm është shprehje e vullnetit të mirë të tij, por jo më shumë. Po të gjykohet në mënyrë të anasjelltë si në matematikë, për të kuptuar se çdo të thotë kjo ftesë e Ramës, do të duhej të mendohej një çast nëse ekziston mundësia që kryeministri të thotë të kundërtën. Pra, se ai nuk do të negocionte me askënd emrin e Presidentit. Kjo është legalisht e mundshme, por politikisht e dëmshme. Rama në këtë rast jep pikërisht atë që nuk e ka ende në xhep. Dhe ky është rasti klasik kur gjithkush mbetet i lumtur deri në momentin që luga bosh kujton që i ofertuari, pra PD-ja, është ende e uritur. E uritur, por e ofertuar ama!

 

Opozita deri më tani, konkretisht PD nuk ka dalë në mbrojtje të hapur të Metës, a është kjo një shenjë që Basha po shkëputet përfundimisht nga hija e rendë Berisha-Meta, apo nuk do të të përfshihet në çështjen “President i ardhshëm” për ta lënë mazhorancën si imazh që ka kapur gjithë institucionet?

Lexo edhe :  Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

 

I mbyturi nuk ka frikë se laget. I mbyturi nuk e ndjen të ftohtin. E humbur në zgjedhje kryesisht për mendtë e kokës, e mpirë nga narkoza paraelektorale që e nanuriste me ëndrra pushteti, e dërmuar nga perspektiva e një katërvjeçari tjetër në opozitë, edhe pse thotë gjithë ditën e Perëndisë të kundërtën e asaj që mendon, edhe pse e mallkon gjithë natën e Djallit, PD-ja është më afër se kurrë me Edi Ramën. Nën sindromën e Stokholmit, e marrë peng nga humbjet e saj të njëpasnjëshme, ajo ka nisur ta shohë ndryshe Ramën. Jo si individin që i rreh dorë për dorë sa herë që vihet në lojë pushteti, por si tipin që ka në dorë të ndajë pushtet me ta. Dhe në këtë kontrast, Meta është gjithmonë e më larg opozitës. Meta ishte tmerrësisht larg Bashës edhe në fushatë, edhe përpara se të fillonte fushata madje. Në një rast hipotetik që votat e LSI-së do të kushtëzonin zgjedhjen e kryeministrit, ai me pothuaj të gjitha gjasat, nuk do të ishte Lulzim Basha. Ose kryetari i PD-së do të bëhej kryeministër me pantallona teritali pa rrip dhe pa mbathje nën pantallona sepse edhe njërin, edhe të tjerat, do t’ia mbanin në LSI. Basha e di mjaft mirë një gjë të tillë, ndaj edhe për këtë arsye, ai është distant dhe do të vazhdojë të ketë distancë nga Meta dhe vetë LSI-ja sepse katër votat e saj nuk kanë asnjë peshë në vendimmarrjen e nesërme. Ka reaguar vetëm Berisha pro Metës, sepse në atë parti, përjashto Edi Palokën, por përfshi edhe rojen e parkingut dhe gjithë grupime ri parlamentar, besojnë se Rama është djalli vetë, por nuk tregojnë se janë të bindur se djalli nuk është aq i zi sa mendojnë të painformuarit dhe të painteresuarit për të vërtetat alternative.

 

Basha ka nisur turin në Shqipëri me denoncime për parregullsi në procesin zgjedhor. A është kjo fushatë për zgjedhjet e ardhshme lokale apo vërtetë Basha mendon se do ketë një gjysmë fitore në tavolinë me shpresën se në disa qarqe mund të ketë përmbysje të zgjedhjeve dhe betejë individuale për të ruajtur postin e kryetarit të PD?

 

Ka një shprehje e cila duket sikur tall Selmanin, pa kuptuar se Selmani që u martua për herë të dytë, por me të njëjtën grua, është më shumë personazh dramatik sesa qesharak. Basha po udhëton nëpër Shqipëri duke bërë një rrugë e dy punë. Edhe denoncon vjedhjen e zgjedhjeve sipas gjykimit të tij, edhe ju thotë demokratëve se më të mirë se ai ata nuk kanë ku gjejnë. Nuk ka asnjë të keqe që në këto ditë vërtet të trishtueshme për demokratët, të gjendet edhe Luli në punë.

 

Si Rama dhe Basha po planifikojnë “beteja” brenda partive respektive ku mund të priten edhe spastrime, përse kjo nismë e tyre dhe nga kush rrezikohen dy liderët, njëri triumfues për tre herë radhazi, po tjetri humbës me rritje të ndjeshme në elektorat?

 

Janë dy raste që nuk mund të kenë asnjë krahasim. Rama ka të drejtën e fituesit që mund të bëjë gjithçka në partinë e tij që tashmë e ka të personalizuar me shijen e tij njëlloj si kravatat e veta. Në të gjithë partinë ai tashmë nuk ka më shumë se një e një çerek zëri kundër. Edhe Berisha në kulmin e pushtetit të tij, ishte më i kufizuar në vullnetin e vetjak brenda PD-së. Kurse Basha është në një pozitë krejt tjetër. Vetëm Lulzimi do të donte të ishte sot në vendin e Bashës, me shpresë se edhe çudia më e madhe se vetë çuditë, zgjat vetëm tre vjet. Më pas, viti i katër përpara zgjedhjeve, nuk kuptohet hiç sesi shket e rrjedh me shpresën se e pesta mund të jetë e vërteta.

Të fundit

Sali Berisha është Sali Berisha

Nga; Agron Gjekmarkaj Tani pas fjalimit poetiko panegjerik shtrëngohem t’i jap një përgjigje ! Partia nga vjen Petrua është parti europiane...

Aksident i rëndë në Tiranë/ “Golfi” godet urbanin e Kamzës, zbardhen detajet e para

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në Tiranë. Një automjet tip “Golf“ ka goditur në pjesën e pasme urbanin e linëjs së...

Moti i keq ‘bën kërdinë’ në këtë vend,mbyllen shkollat dhe anulohen…

Emiratet e Bashkuara Arabe janë prekur nga moti i keq, me shirat e dendur që kanë përmbytur autostradat kryesore. Ndërkohë, numri i të vdekurve...

Njëlloj sikur të mundë miza, elefantin

Nga Artur Ajazi Po të dëgjosh Gazin, Këlliçin, Nokën, apo dhe ndonjë këshilltar të Bashkisë së Tiranës mbrëmjeve në emisionet televizive, mëndja edhe mund të...

Do përjashtojë Kryemadhin nga partia?/ Meta: Kemi vuajtur pasojat e nepotizmit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi mbrëmjen e djeshme se do të lufojë nepotizmin në parti, duke ngritur aludimet se do të...

Lajme të tjera

Web TV