Rindërtohet kisha e vjetër e Shëlbumit në Mirditë, mbahet pas 7 dekadash mesha e parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë vit, festa e Shëlbumit ishte e veçantë për banorët e Lëkundës në Selitë të Mirditës. Përveçse në familjet e tyre, ata festuan në Kishën e re, që u ndërtua në themelet e së vjetrës falë kontributit të familjes së Nikoll Bushkolës.

“Një ditë iu mbush mendja këtyre që ta bëjmë diçka për Kishën, për arsye se na ka ndihmuar. Dhe në këtë kohë që na ra edhe COVID-19, unë ia dedikoj çdo gjë Zotit dhe për këtë vendosëm të bëjmë diçka. Fëmijët i kam jashtë. Jam shumë i kënaqur dhe i gëzuar për rindërtimin e kishës”, u shpreh Nikoll Bushkolaj, banor i Lëkundës.

Pas 7 dekadash në kishën e Shëlbumit është mbajtur mesha e parë. Banorët të zonës por dhe vizitorët iu bashkuan ritualit fetar të drejtuar nga Ipeshkvi i Rrëshenit Gjergj Meta, ndërkohë inaugurimi i Kishës përkoi me festën e fetare të Shëlbumit.

“Mund të kthehet në një pikë referimi për të paktën 1 herë apo 2 herë në vit të banorëve që janë shpërngulur nga këtu por që mund të vijnë për të rikujtuar rrënjët, për të ndenjur së bashku. Po ashtu mund të jetë një pikë atraksioni për turistët”, tha ipeshkvi i Rrëshenit.

“Kjo është një kishë në përkujtim të Shëlbumit, të asaj kishe që ka qenë një nga elementët më të rëndësishëm të historisë, kulturës dhe trashëgimisë fetare të banorëve të kësaj ane”, u shprehBardhok Pulaj, drejtor i Arsimit.

Ipeshkvi i Rrëshenit Gjergj Meta thotë se ky objekt kulti ka vlera të jashtëzakonshme historike dhe ky vend duhet të kthehet në një pike pelegrinazhi dhe një atraksion turistik. Kisha e Shëlbuemit daton që në vitin 1830, por ishte shkatërruar gjatë regjimit komunist. Ky objekt kultin ndodhet poshtë Majës së Shëlbumit, ndërsa aty ndodhen dhe varret e vjetra të Lëkundës.

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV