Këshilltari i Bashës: Shqiptarët janë një komb i bastardizuar! Skënderbeu e la me dëshirë Shqipërinë, të bënte karrierë në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Sot shqiptari është bastardizuar si komb”. Kështu thotë Ergys Mërtiri, i cili dërgohet nëpër debate nga zyra e PD si sociolog. Teksa po flitej për ndikimin e fesë tek shqiptarët, sipas Mërtirit, një praktikant mysliman, sot ne jemi pasardhës të njeriut të ri që krijoi Enver Hoxha gjatë diktaturës.

Sipas tij, njeriu i ri që krijoi diktatori, në thelb ishte degjenerim i kombit. Mërtiri tha se kjo ishte kulturalisht, shpirtërisht dhe ekonomisht. Ai shtoi se këto gjëra kanë efekte edhe në shoqërinë e sotme.

Ergys Mërtiri: Sot shqiptari është bastardizuar si komb.

Blendi Fevizu: Si është bastardizuar?

Ergys Mërtiri: Enver Hoxha prodhoi njeriun e ri i cili…

Blendi Fevizu: E kemi bastardizuar ne?

Ergys Mërtiri: Unë po përdor një fjalë, po e ekzagjeroj…

Artur Zheji: Me provokacion flasim, jam dakord.

Ergys Mërtiri: Njeriu i ri ishte degjenerim i kombit në thelb, kulturalisht, shpirtërisht, ekonomikisht dhe kjo do ketë efekte. Sot jemi pasardhësit e bijve të rinj të Enver Hoxhës.

Gjatë debatit ai sulmoi edhe heroin Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke u shprehur se ai kombëtar ishte larguar me dëshirë nga vendi, për të bërë karrierë në ushtrinë turke.

Artur Zhei: Skënderbeu është metafora e të ardhmes së shqiptarëve. Ishte paradigma e të ardhmen që do kishim ne. Ai u mor peng nga sulltani…

Ergys Mërtiri: I çonin me qejf mo

Artur Zhei: Po ça me qejf mo?! Jo po i çonin dylber.

Ergys Mërtiri: Ore ai shkonte të bënte shkollë ushtarake, të bënte karrierë.

Artur Zhei: Ai ishte djalë mbreti. Nuk mund të shkonte ushtar.

 

Të fundit

Zyrtare: Bayern kampion, Harry Kane fiton trofeun e parë në karrierë

Bayern Munich feston nga "divani" titullin kampion të Bundesligës, të 34-tin në histori. Bavarezët barazuan 3-3 të shtunën me...

Rama sulmon Shehajn: “Ai është ballist, por kur je mes bufit dhe kënetës…”

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar edhe partitë e reja në garën elektorale, duke i cilësuar si forca që s’kanë asgjë tjetër veç moshës të...

Kosovë, vaksinimi kundër HPV-së, mbi 13 mijë fëmijë të vaksinuar

Gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, mbi 13 mijë vajza dhe djem rreth moshës 12-vjeçare janë vaksinuar në Kosovë kundër Human Papilloma...

Gara për titull në Serie A, Napoli ruan diferencën duke mbetur më afër trofeut

Gara për titull në kampionatin Italian vijon të jetë emocionuese, me Napolin që është vetëm 3 përballje larg fitimit të trofeut, ndërsa po ruan...

Laç/ Pasi ‘fërkuan’ pasqyrat e makinave, të rinjtë caktuan vendin për t’u sqaruar

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi një ditë më parë në Laç. Klevis Ndreca ka qenë në...

Lajme të tjera

Web TV