Padia për emërimin dhe shkarkimin e ministrave, sot përballja e parë e Ramës me Metën në Gjykatën Kushtetuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme është caktuar nga Gjykata Kushtetuese data për përballjen e parë mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, për çështjen e mosmarrëveshjes së kompetencave për dekretimin e ministrave.

Seanca ishte planifikuar që të zhvillohej me 25 mars, por për shkak të infektimit me Covid të anëtarëve të gjykatës Kushtetuese u shty.

Gjykimi do të mbahet në Kushtetuese aty ku Rama kërkon interpretimin e nenit 98 të Kushtetutës pika 1 për të drejtën e emërimit dhe shkarkimit të ministrave. Kjo padi është depozituar nga Rama pas përplasjes me Metën për mosdekretimin e ish-ministrit të jashtëm Gent Cakaj.

Meta në atë kohë refuzoi të dekretojë Cakajn i cili mbajti postin e ushtruesit të detyrës ndërsa ministër i jashtëm me dekret ishte vetë kryeministri Rama.Kjo është përballja e parë e dy liderve në gjykatë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Përpara zgjedhjeve ka pasur vazhdimisht përplasje në distancë mes tyre, pasi presidenti dhe kryeministri e kanë parë 25 prillin në këndvështrime të ndryshme. Edhe pse e tha si premtim se do të dorëheqet nga pozicioni i Presidentit të Republikës nëse Rama fiton 71 mandate, Meta nuk e mbajti fjalën.

Pasi PS fitoi zgjedhjet, Meta doli në një deklaratë për shtyp nga Presidenca dhe ka folur sikur të mos kishte hedhur akuzat më të rënda për procesin zgjedhor por e përshëndeti atë. Meta tha se tashmë duhet reflektuar deri në shtator. Ndërkaq edhe Vlora ka qenë një nga zonat që u kthye në barut ndezës mes tyre.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV