Zgjedhjet në PD/ Hapet gara, Basha “mposht” rivalët pa nisur procesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri të partisë. Komisioni ka njoftuar se kandidaturat që do të pranohen deri më 22 maj, ndër të tjera duhet të gëzojnë reputacion në parti. Gjashtë kriteret që “paracaktojnë” Bashën në krye të PD-së

Nga Fernada Cenko

Mospranimi i rezultatit zgjedhor të 25 prillit ka kaluar në plan të dytë nga Partia Demokratike dhe Lulzim Basha. Prioritet për kreun e PD-së dhe mbështetësit e tij duket se mbetet mbyllja e “llogarisë” së pozicionit të kryetarit, për tu rikonfirmuar në këtë detyrë. Komisioni Zgjedhor i Partisë Demokratike ka hapur garën për kryetar të PD për zgjedhjet që do të zhvillohen më 13 qershor, duke përcaktuar dhe kriteret për çdo kandidaturë. Komisioni njofton se kandidaturat do të pranohen deri më 22 maj, ndërsa thekson se ka të drejtë të garojë kushdo që plotëson kriteret statutore. Sipas një njoftimi, komisioni ka bërë me dije edhe kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët të cilët do të futen në garë për kreun e ri ri të Partisë Demokratike. Sipas pikës 4 të nenit 10 të Statutit të PD, zgjedhja apo caktimi në funksione brenda Partisë bëhet bazuar në: kohëzgjatjen e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj; kontributit në fushata elektorale; kontributit profesional e politik në parti, si dhe në promovimin e vlerave themelore që udhëheqin PDSH-në; aktivizimit në jetën politike e publike të vendit; mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave dhe programit të PDSH-së; si dhe  reputacionit në radhët e anëtarësisë dhe/ose shoqërisë në tërësi. Çdo kandidat, që plotëson kriteret statutore të mësipërme ka të drejtë të paraqesë kërkesën për konkurim pranë Sekretarisë së Komisionit, në selinë qëndrore të Partisë Demokratike, duke plotësuar Formularin e miratuar me vendim të Komisionit. Kërkesa për kandidim duhet të paraqitet deri në datën 22 Maj 2021.

Kandiatët për Kreun e PD

Lexo edhe :  Të mungon dikush? Si ta përballosh ndjesinë e vetmisë

Partia Demokratike ka nisur zyrtarisht procesin për përzgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike për 4 vitet e ardhshme pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit. Fatbardh Kadilli është kandidati i parë, i cili ka shpallur publikisht kandidaturën e tij si kandidat për kryetar të Partisë Demokratike. Në deklaratën e parë publike Kadilli u shpreh se Lulzim Basha u besua me vetëmohim nga demokratët për të bërë betejën e tij për të çuar PD-në në pushtet, por që sipas Kadillit dështoi, ndaj ai u shpreh se selia blu ka nevojë për ide dhe frymë të re.

Lëvizja “Për PD”

Zëra kritik kundër Lulzim Bashës për humbjen e zgjedhjeve përballë Edi Ramës, dolën edhe persona të tjerë si Bujar Nishani, Arben Imami, Endira Bushati, Edvin Kulluri, Indrit Hoxha Ibsen Elezaj etj. Në fakt ky ishte një riaktivizim i grupit përveç disa ndryshimeve. Risi e grupit ishte Bujar Nishani, ish-Presidenti i Shqipërisë dhe anëtari i komisionit për selektimin e kandidatëve për deputet të PD-së. Në fillim grupi kritik i kreut të PD-së pas rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit nisi veçmas. Ishte ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi, që protestoi disa ditë rresht para selisë së PD-së dhe kërkoi dorëheqjen e Bashës dhe nisjen e një procesi për analizën e humbjeve. Ndërkohë nga ana tjetër, ish-Presidenti Nishani bëri përgjegjës kryedemokratin Basha për rezultatin negativ. Ndërkohë, më pas ata u bashkuan së bashku duke krijuar lëvizjen “Për PD”. Ata kërkojnë dorëheqjen e Bashës dhe hapjen rrugë të një procesi të analizimit të rezultatit të zgjedhjeve dhe një garë që sipas tyre të jetë reale për kreun e PD-së. Ndërkohë, mësohet se sot ose nesër grupi “Për PD” të shpallë kandidaturën e tij për drejtimin e PD-së. Ndërkohë nga ana tjetër, Lulzim Basha pritet që të kandidojë për një mandat të tretë në krye të PD-së për të arritur atë që ai e quan çmontimin e regjimit.

Të fundit

Çfarë e shtyn Gazin të bëhet kaq “patriot”?

Nga Artur Ajazi Gaz Bardhi, ditët e fundit, është bërë më opozitar se kurrë. Madje, ai thotë se “gjithçka e...

“Kopjoni Luizin & Kiarën”/ “Shpërthen” Sara Gjordeni: Ajo ka 13 ex-a

Durimi i Sara Gjordenit kaq e pati. Një komentues e “akuzoi” se po përpiqet të kopjojë me Bardhin, çiftin e njohur Kiara-Luiz të cilët...

Lajm i mirë për shqiptarët! Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli do të jetë 830 euro

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka njoftoi rritjen e pagës minimale në 830 euro nga mëngjesi i 1 prillit gjatë prezantimit në kabinet pasi qeveria e tij i...

Kulla e Bolonjës drejt shembjes, autoritetet gati planin për shpëtimin e saj

“Torre Garisenda”, një kullë mesjetare në qytetin e Bolonjës në Itali, e cila përkulet në një anë, mund të jetë në prag të kolapsit....

Kriteret e pranimit në Mjekësi, në vitin e ri akademik

Universiteti i mjekësisë shpall kriteret e pranimit për maturantët që duan të nisin studimet për mjekësi në tetor. Zhurma e madhe që shkaktuan protestat e...

Lajme të tjera

Web TV