Regjistronte veten duke vrarë dhe duke ngrënë të dashurat! Në pranga kanibali 72- vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë 72 vjeç nga Meksika dyshohet se regjistroi veten duke ngrënë eshtrat e ish-të dashurave të tij. Andrés Mendoza mund të jetë përgjegjës për vdekjen e të paktën nëntë grave për një periudhë 20 vjeçare, thonë autoritetet.

Ai u arrestua pasi policia gjeti trupin e copëtuar të të dashurës së tij në shtëpinë e tij në qytetin Azapan të Shtunën. Nëna e dy fëmijëve, Reyna González, 34-vjeç u raportua e zhdukur një ditë para se të shkonte në shtëpinë e Mendoza për të prishur marrëdhëniet e tyre, thonë autoritetet.

I dashuri i saj më pas pretendohet se i kishte futur një thikë në gjoks dhe më pas kishte përdorur një hanxhar për të prerë gjymtyrët e saj para se t’i fuste mbetjet e saj në një qese. Kur policia kontrolloi shtëpinë e Mendozës, ata gjetën çanta që kishin pjesë të trupit të vendosura në majë të një tavoline.

Por jo vetëm kaq pasi, kur policia nisi kontrollet me qen nuhatës vunë re edhe mbetje dhe flokë të disa grave të tjera. Hetuesit gjithashtu gjetën këpucë për gra, veshje dhe kartat e identifikimit të disa grave që u shpallën të zhdukura vite më parë. Policia sekuestroi një numër kasetash video që thuhet se përmbanin emra të disa grave, pamje të vrasjeve të tyre dhe një fletore që tregon emrat e 29 femrave, raporton Metro.uk.

Të fundit

Gazetari komenton dasmën e BBV: Nuk do zgjasë, Egli ia ka nxirë jetën çdo mashkulli

Së fundmi në rrjet është komentuar martesa e çiftit të “BBVA4” Egli Tako dhe Gjestit, e cila u zhvillua...

Izolohen në qeli 10 nga 40 emigrantët e Gjadrit; shkaktuan kaosin në kamp

Autoritetet kanë izoluar në qelitë e ndërtuara enkas 10 nga 40 emigrantët e akomoduar në kampin e Gjadrit, që tashmë funksionionon si një CPR,...

Punonjësi i Ministrisë u përplas nga një makinë në vijat e bardha, reagon ministri Hasani

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, ka reguar pas aksidentit të ndodhur sot pranë kësaj ministrie, ku një punonjës po kalonte vijat e...

Po vodhe vota sot, herën tjetër je deputet

Nga Frrok Çupi Në shoqërinë tonë gjendet edhe një pjesë ‘inertesh’ që votojnë të burgosurin, të korruptuarin, të pandehurin, të dyshuarin, hajdutin, vrasësin...?. E tmerrshme....

La Civita: Politikat e Berishës sigurojnë sukses”

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita, mori pjesë në një bashkëbisedim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD-së, së bashku...

Lajme të tjera

Web TV