Rrufetë e Uashingtonit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Sebi Alla

 

Kushdo që mund ta mendonte më parë do quhej i marrë, ose një ëndërrues dashakeq ndaj “njeriut më të fuqishëm” politik në vend, për tre dekada radhazi. Por ja që një rrufe vjen nga Uashingtoni me shkarkesë në Tiranë, për të kuptuar më shumë sesa ofron një akt.

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha u shpall “non grata” nga SHBA, i dyshuar për ‘korrupsion madhor’ dhe ‘minues i proceseve demokratike’. Disa nuk janë në gjendje ende ta besojnë se kjo ndodhi, të tjerë që Berishën e kanë pasur gjithnjë kundërshtar po festojnë. Por kambanat nuk mund të pushojë vetëm me një lëkundje litari. Ato lajmërojnë të tjerë individë të fuqishëm politik që do përfundojnë me një damkë fort të zezë.

Në fakt, askush nga ata që janë ngjyer shumë, apo më pak se shumë në afera korruptive, nuk duhet të lumturohen apo hidhërohen, sepse “asgjë nuk harrohet” edhe pse kalon kohë, shumë kohë nga fuqizimi i disa personazheve që mburren me arritje, por lanë pas shkatërrim. Koha shkon, por jo këta individë fuqiplotë… Të lindurit në në vigjilje të rënies së sistemit komunist sot kanë lindur dhe po rrisin fëmijë me po të njëjtët personazhe politike që rrëzohen e riciklohen, si përbindësha që nuk “lëpijnë plagët” e vetes, por ushqehen me plagët e qytetarëve.

Berisha nuk do jetë i vetmi, të paktën ky është një perceptim disi masiv tek qytetarët, ose të shpresojnë të mos jetë i tillë. Peshorja e fajeve që rëndon mbi një popullsi, anon herë në një krah e herë në një tjetër. Përjashtim përbën vetëm koha, çasti dhe “statusi” në të cilën ndodhen. Sa janë në pushtet e quajnë veten të plotfuqishëm, duke shkuar edhe në haluçinacione se janë të përzgjedhurit e Perëndisë që edhe kur bëjnë zullume, e ka shkruar Ai lart…

Lexo edhe :  Skuadrat shqiptare në Kupat e Europës: Kujdes euforinë!

Por për disa vende të mëdha, harresa nuk është për tre ditë si këtu në kallamishten tonë ngaku nuk po dalim, por presin dhe “kujtohen” edhe pas tre dekadash. Ajo që volitet për sot e në vijim është vetëm popullsia që “korrupsionin” as në ëndërr se ka parë, të mos përzihet në tifozllëk dhe etiketim për një kah, sepse rrufetë mund të nisen sërish nga Uashingtoni dhe nuk dihet ku do bien, sigurisht jo tek qytetarët e mirë.

Të fundit

Raporti për Shqipërinë në Parlamentin Europian: KQZ nuk garantoi barazi

Me një shumicë të madhe prej 502 votash pro, 120 kundër dhe 64 abstenime, Parlamenti Europian miratoi raportin për...

Berisha sot i premtoi mandatin e pestë Ramës

Sali Berisha, në një deklaratë të bërë sot, njoftoi vazhdimin e asaj që ai e quajti “betejë kundër farsës elektorale të 11 majit”, duke...

Arben Anamali, heroi që “harroi” veten për të shpëtuar dy jetë

Arben Anamali është heroi i cili dje bëri një akt humanizmi të rrallë, duke u hedhur në ujërat e liqenit të Shkodrës për të...

E fundit / Trajneri italian Carlo Ancelotti dënohet me një vit burg

Sipas agjencisë EFE, Carlo Ancelotti është dënuar me një vit burg. Trajneri i Brazilit është dënuar me 12 muaj burg pasi u shpall fajtor...

Thatësira e madhe, fermerët e Maliqit hapin puse për të shpëtuar prodhimet

I nxehti përvëlues i verës dhe mungesa e ujit për vaditje në Fushën e Maliqit po rrezikojnë prodhimet bujqësore në këtë zonë. Fermerët tregojnë...

Lajme të tjera

Web TV