“I padëshiruar”/ Berisha padit për shpifje Sekretarin Amerikan të Shtetit Blinken

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një konferencë të gjatë për shtyp, ku reagoi për vendimin e Sekretarit të Departamentit Amerikan të Shtetit Anthony Bliken. Berisha ka paditur Blinken, pasi shpalli atë dhe familjen e tij si të padëshiruar në SHBA, nën akuzën e korrupsionit. Ish- Presidenti Berisha deklaroi se ka udhëzuar avokatin e tij në Francë që të ngrejë padi ndaj Sekretarit Blinken për shpifje publike, nga Gjykata e Parisit. “Jam këtu për t’iu informuar për një vendim të pazakontë. Për arsye që janë tërësisht të pa njohura për mua, Sekretari Amerikan i Shtetit ka publikuar dje (ditën e mërkurë) në mënyrën më të papritur, më shpifëse vendimin.

Dua të theksoj se që kur kam filluar jetën time politike, por ju garantoj se që kur kam prekur rrogën e parë në borderonë e shtetit, e deri dje, nuk ka njeri në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë të cfarëdoshme korruptive. Prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, siç është Franca, që të ngrejë ndaj z. Blinken një padi direkte për shpifje publike nga Gjykata e Parisit”, tha Berisha. Gjatë konferencës së mbajtur, ai tha se Blinken është autor i një komedie dhe montazhi politik të destinuar për ta dëmtuar atë.

Ai saktëson se akti i tij paditës nuk është ndaj SHBA, por ndaj Blinken i cili po përbalt e shpif ndaj tij pa asnjë provë, fakt e argument. “Blinken mund të mendojë se si Sekretar Shteti ai përfiton imunitet, kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot verësohet nga Gjykata, në mënyrë relative çka do të thotë se Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale si përfaqësues i qeverisë së tij. Por duke filluar nga momenti kur Blinken bëhet autor i një komedie e montazhi politik i destinuar për të më dëmtuar mua, nuk hyn në funksionet e një ministri”, është shprehur Berisha. Sipas tij, asnjë qeveri ciladoqoftë ajo s’mund të ketë funksion shpifjen e përbaltjen. “Sipas avokatit tim, që unë kam konsultuar, Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet.

Do e padit, do dënohet nga Gjykata e Parisit në të cilën është ngritur padia nga avokati im. Një vendim ky i paparashikuar ndonjëherë në jetën time. Admirues i pakufishëm i vendit të madh të lirisë, aleatit të kombit shqiptar. Në qoftë se i prek tjetrit nderin e dinjitetin ti e zhvlerëson atë për veten e tij, familjen, miqtë dhe komunitetin ku jeton. Kam qenë President, kryeministër i Shqipërisë, me një fjalë kam qenë përgjegjës për dinjitetin e këtij populli, dhe jam përpjekur të bëj gjithçka për nderimin e këtij dinjitet”, tha Berisha. Ish- kryeministri tha se sot nuk është më në politikë dhe mban statusin e një qytetari.

“Sot jam qytetar privat, jam përgjegjës për dinjitetin tim. Një gjë dua t’ju sqaroj, dinjiteti i munguar, se po të kthehemi nja 30 vite apo 40 mbrapa, mua do të më gjenit ju një kardiolog pasionant në klinikën e kardiologjisë, njeri i shëtitur, që jetonte absolutisht jo keq të themi atë që është, kishte një banesë 30 metra më e vogël se kjo që kam sot. Por kishte një problem, nuk kishte dinjiteti ky njeri. Të tjera thoshte këtu, të tjera në publik. Shkonte me votue, votonte fshehtaz për atë që urrente. Ky ka qenë, asgjë tjetër. Shtysa ime për të dalë kundër atij regjimi në ato shkrime në të cilat kam shprehur gjatë 1 viti në alfat dhe omegat e atyre që ka shpreh dizidenca.

Ndaj dhe prap sot kur pas 8 vitesh i larguar nga drejtimi më shkelmohet dinjiteti e nderi im, kategorikisht ky akt jo ndaj SHBA, por ndaj një njeriu pa prova e fakte e argumente”, tha Berisha”, tha ai, duke nënvizuar se nuk ka asnjë problem me shtetin amerikan, përveçse me sekretarin e Shtetit. “Ndaj SHBA ushqej të njëjtat ndjenja konstate, por një njeri që pa rreshtuar asnjë provë, asnjë fakt, asnjë argument, ka ngritur akuza që s’i ka dëgjuar kurrë askush ndaj meje, as kundërshtarët më të egër”, tha Berisha.

Lexo edhe :  Veliaj vizitë dy ditore në Paris, pritet nga kryetarja e Bashkisë, Anne Hidalgo

A do do ndryshojnë marrëdhëniet me PD?

Duke folur për vendimin e SHBA-së për shpalljen “non grata”, Sali Berisha tha se kjo gjë nuk duhet të ndikojë te PD dhe se Partia Demokratike dhe Ambasada Amerikane në vendin tonë dhe me ambasadoren Yuri Kim duhet të kenë marrëdhëniet më të mira. “Qëndrimin më të mirë të mundshëm që është natyrisht. Unë jam për marrëdhënie të mira, shumë të mirë, por vetëkuptohet që harmonizimi i platformave dhe objektive është një çështje që kërkon kohë”, tha Berisha. Ish kryeministri duket se nuk trembet aspak se PD do ta përjashtojë për shkak të venditmit të DASH që e shpallën “non grata” atë dhe fmailjen e tij. “Kur isha në diktatura vendosa të luftoj për dinjitetin tim. Bashkëmoshatarët e tu vriteshin në kufi. Vërtet ishte regjim i dobësuar, por Shqipëria ishte plot kampe, burgje dhe të rinjtë si ju niseshin me shpresën se është liberalizuar diçka. Me këtë dua të them se para dinjitetin nuk vë asgjë tjetër mbi tokë se nuk i druhem askujt, asnjë njeriu. Unë do rivendos dinjitetin tim në vend”, tha Berisha ndërsa ka komntuar edhe zërat kundër për shpalljen e tij “non grata”. “Ky grupi është kundërshtar, i cili ka të drejtën të kundërshtojë. Mirë nuk është të manipulojë, por edhe kjo ndodh. Në këtë kontekst nuk shoh ndonjë gjë të veçantë. Beteja ime ka lidhje vetëm me dinjitetin njerëzor, asnjë lloj synimi tjetër, por është e parevokueshme”, tha ai.

Akuzat

Sali Berisha deklaroi se beteja e tij në Francë, ndaj diplomatit më të fuqishëm në botë, do të bëhet për nder e dinjitet. “Beteja ime ka lidhje vetëm me dinjitetin njerëzor, nuk kam unë asnjë lloj shqetësimi tjetër, por kjo është e parevokueshme. Do të mjaftonte një fakt, që unë të merrja vendime krejt të tjera. Por kishin zero fakte. Por prapë nuk humbas, do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje. Do pranoja çdo provë, por jo prova të montuara në Tiranë nga zyrat e Edi Ramës. Provat le t’i nxjerrin. Tani unë kam hap gjyq, le t’i paraqesin para gjykatësit provat. Ai është diplomati më i fuqishëm i botës, unë jam një qytetar, por që besimin te drejtësia e kam të pakufishëm”, shtoi ish-kryeministri shqiptar.

Kush është avokati frances i Sali Berishës?

Jean-Yves le Borgne është një prej avokatëve më të njohur dhe më të shtrenjtë në Francë, me çmimin për një çështje që shkon edhe në qindra mijëra euro. Janë të shumta çështjet më të famshme të fituara nga Le Borgne. E para në listë, në vitet 1990, mbrojtja e suksesshme e Jean Chirac nga akuzat për korrupsion si kryetar i Bashkisë së Parisit, përpara se të bëhej President i Francës. Një tjetër figurë e rëndësishme e politikës franceze mbrojtur nga Le Borgne është ish-ministri Eric Ëoerth, pjesë e dosjes Bettencourt, ndryshe historia e financimeve të paligjshme në fushatën e vitit 2007 nga ana e Ghadafit për llogari të ish-Presidentit të Frances, Sarkozy. Një prej dosjeve më të njohura publikisht është gjithashtu ajo e kardinalit Barbarin, kreu i dioqezës së Lionit, i hetuar në vitin 2019 për pedofili. CEO i grupit më të madh francez automobilistik Renault-Nissan, Carlos Ghosn, gjithashtu ka pajtuar për avokat Le Borgne, kur u padit për organizimin e dasmës së tij luksoze në Versajë dhe për udhëtime luksoze të miqve të tij në karnavalet e Rios me paratë e kompanisë. Ben Ali, ish-diktatori i Tunizisë gjithashtu është mbrojtur nga Le Borgne. I lindur në vitin 1950, avokati i Berishës është protagonist i shumë çështjeve të tjera me profil të lartë, nga politikanë apo CEO kompanish të mëdha, që janë edhe të vetmit që kanë kapacitetet për të paguar faturën e tij të kripur.

 

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV