Nis gara për prodhimin e pilulës anti-Covid nga Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paralelisht me zhvillimin e vaksinës anticovid, gjigandi farmaceutik Pfizer ka eksploruar edhe mundësitë e prodhimit të një pilule, e cila do të ndalonte që infeksioni të përhapej, njësoj siç përdoret ilaçi Tamiflu për të luftuar gripin e zakonshëm.

Ekipet e tij bënë kërkime për të gjetur përbërës të papërdorur të molekulave që do të ndihmonin për nisjen e procesit, dhe shpejt identifikuan një kandidat premtues, thotë Reuters.

Pfizer ende nuk i ka nisur testimet në shkallë të gjerë për këtë trajtim kundër koronavirusit por shpreson që prova të tilla të fillojnë në muajin korrik. Pfizer dhe rivalët e tij, përfshirë kompaninë me seli në SHBA, Merck & Co Inc dhe kompaninë farmaceutike zvicerane, Roche Holding AG, janë në garë për të prodhuar pilulën e parë antivirale, që njerëzit mund ta marrin sapo të kenë shenjat e para të sëmundjes.

Këto kompani ndajnë një qëllim: që të mbushin boshllëkun ekzistues në trajtimin e Covid 19, duke i ndihmuar njerëzit e infektuar së fundmi me koronavirus që të mos sëmurën rëndë prej tij.

Pas pothuajse 18 muajsh pandemie, ende nuk ka një trajtim që administrohet lehtë, e që të dëshmohet efektiv ndaj sëmundjes. Ndryshe nga vaksina, e cila duhet vetëm të nxisë sistemin imunitar të trupit, një pilulë efektive antivirale duhet ta bllokojë shpërndarjen e virusit në gjithë trupin dhe në të njëjtën kohë, të jetë mjaftueshëm selektive, që të shmangë ndërhyrjen në qelizat e shëndosha.

Të fundit

Berisha me dy standarde, vetë sulmon Dumanin, por akuzon Veliajn se kërcënon Dadon!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk e kurseu as sot gjuhën e ashpër ndaj Prokurorisë së Posaçme dhe...

Olta Gixhari mahnit ndjekësit me foto provokuese nga Karaibet

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetin social Instagram me disa poza provokuese nga pushimet e...

Zgjedhjet e 11 majit! Blushi dhe Haxhinasto takim në selinë e PD-së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë dhe një nga eksponentët më të rëndësishëm në PL Edmond Haxhinasto kanë mbërritur në selinë e Partisë...

FOTOLAJM/ Fero i jep fund beqarisë, reperi celebrohet me partneren misterioze

Ish-reperi Feronit Shabani, i njohur ndryshe si Fero, i ka dhënë fund beqarisë pas divorcit të bujshëm nga modelja Arbenita Ismajli, disa muaj më...

Fitojnë kristiandemokratët, Nazarko: Shenjë e mirë dhe për Europën

Konservatorët e Friedrich Merz-it fituan zgjedhjet në Gjermani, shumë përpara partive rivale, por më pak se 30% e votave që prisnin. Fituesi tjetër ishte...

Lajme të tjera

Web TV