Ekzekutimi i Everest Cakës/ Rrëfehet i shoqëruari nga policia, Mirjan Dedja: Familja e viktimës e di se nga e ka!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mirjan Dedja Asllani, i shoqëruar disa herë në polici për të dëshmuar në lidhje me vrasjen e Everest Cakës në Elbasan, i bën thirrje policisë të zbardhë ngjarjen, pasi duke e akuzuar padrejtësisht sikurse pretendon, po i shkatërrohet jeta atij dhe te familjes, dhe po futet në konflikt me familjen e viktimës.

Ai pranon se kishte miqësi me viktimën, porse nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Mirjan Dedja shprehet se do të largohet nga Shqipëria, pasi këtu nuk gjen drejtësi. Mes të tjerash, ai rrëfen edhe detaje mbi ekzekutimin në Molembek të Belgjikës të Arjan Spahiut, djali i tezes së Everest Cakës….

Intervista e plotë:

Mirjan a keni patur ju njohje me shtetasin Everest Caka?

Po. Kam pasur njohje. Njohje shumë të gjatë. Kam jetuar me vëllain e Everestit, Noçen, në Spanjë, në Tarragona. Pasi e kanë vrarë Noçen në Spanjë, atëherë kam bërë letrat spanjolle dhe jam kthyer në Shqipëri.

Kohët e fundit a ishit takuar me Everestin, si në Spanjë apo edhe në Shqipëri?

Jo, unë jam takuar para 2 vitesh me Everestin ne Spille.

Në Spanjë kishit kontakte me të?

Jo s’kam patur kontakte fare me Everestin. Vetëm jemi përshëndetur, sa herë që jemi takuar në Elbasan.

Ditët përpara se të vritej keni kontaktuar me të?

Jo.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV