Dyqind plumba në drejtim të tij/ Vritet shefi i policisë, pamjet nga vendi i ngjarjes (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i policisë në shtetin veriperëndimor Sinaloa të Meksikës, Joel Ernesto Soto, është vrarë teksa po udhëtonte për në kryeqytetin e shtetit, Culiacán.

Sipas mediave të huaja, policia lokale tha se persona të armatosur kishin qëlluar rreth dyqind plumba në makinën e tij.

Soto i kishte mbijetuar një prite të hershme tre javë më parë, kur autokolona me të cilën ai po udhëtonte u sulmua pranë qytetit të Mazatlán.

Shteti i Sinaloa është i njohur për dhunën e bandave me kartelin Sinaloa vdekjeprurës dhe të dhunshëm.

Sidoqoftë, nuk është ende e qartë se kush mund të ketë qenë pas sulmit të Soto.

Sekretari i sigurimit të shtetit të Sinaloa, Cristóbal Castañeda, tha se Soto po kthehej nga një udhëtim për të parë familjen e tij kur i zunë pritën.

Castañeda tha se Soto po udhëtonte me truprojat e tij por kishte vendosur të mbante një “profil të ulët” dhe udhëtoi me një “makinë diskrete” kur u sulmua.

Sulmi vjen dy muaj pasi persona të armatosur vranë 13 oficerë policie dhe agjentë nga zyra e prokurorit të shtetit në shtetin qendror të Meksikës.

Vitin e kaluar, më shumë se 500 oficerë policie u vranë në Meksikë, shumë prej të cilëve u shënjestruan nga bandat e fuqishme kriminale të vendit dhe kartelet e trafikut të drogës.

Të fundit

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më...

Përurimi i shtatores së Josif Budës/ Berisha nga Kavaja: Rama burgos kundërshtarët!

Kreu i PD-së, Sali Berisha, nga Kavaja ku mori pjesë në përurimin e shtatores së Josif Budës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka shkretuar...

Kim Jong‑un përballë drejtësisë/ Abuzime seksuale dhe krime kundër njerëzimit

Një dezertuese nga Koreja e Veriut po ngre padi civile dhe penale kundër udhëheqësit të vendit, Kim Jong Un për abuzime me të cilat...

Ndryshimi i madh në fluturime brenda zonës Schengen, mjafton vetëm bileta e avionit

Pas një prove në disa fluturime të veçanta, tani rregulli i ri pritet të vlejë për të gjitha fluturimet kombëtare në Itali dhe ato...

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor, por edhe një qytet të...

Lajme të tjera

Web TV