Plot 27 vite pritje/ Teuta kampione e Shqipërisë, durrsakët festojnë titullin e dytë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

27 vite pritje për të festuar më në fund me titullin kampion. Teuta feston me goleadë këtë fund sezoni, më në fund Edi Martini dhe të besuarit e tij realizojnë ëndrrën e një qyteti. Titulli i fundit dukej një përjetësi, besuan dhe ndërtuan një grup shumë solid, bën provat gjenerale një vit më parë duke fituar Kupën e Shqipërisë dhe më pas SuperKupën, ndërsa këtë sezon si rrallë herë vendosën si objektiv që në start titullin dhe në fund ia arritën. Në një sezon me ulje ngritje dhe më të papritura pafund, përmbysje kundër përmbysje, në fund fitoi ekipi që gaboi më pak.

Bregdetarët festojnë me meritë për këtë titull, deri në sfidën e fundit, në këtë pikë i solli mbrojtja, një “bunker” i ndërtuar nga Edi Martini ndërsa kundër fierakëve tifozët e shumtë në stadium shijuan magjinë e Dejvi Bregut, një lojtarë me shumë klas, autor i një “tripletë”.

Apolonia nuk arriti ti bëj keq, luajtën një futboll të hapur por vetëm kaq, pa mundur të bëhen pengesë. Nuk mundi as Vllaznia ti prish festën Edi Martinit, me shkodranin që feston për herë të parë në karrierë titullin kampion. Ky titull ka një shije të veçantë, u arrit në një vit të vështirë për të gjithë, pa tifozë dhe pa emocione në shkallët e stadiumit. Në Durrës është koha për të festuar, për të projektuar më pas një të ardhme akoma më të mirë, ku gjithçka nis nga paraeliminatoret e Champions League.

Të fundit

“Neveri për lehaqeniet që vazhdojnë avazin”, Rama: Situata me zjarret e përmirësuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mëngjesin e sotëm përmes një postimi në rrjete sociale lidhur me situatën e vështirë...

Zjarri në Gramsh, familja Çoniku rrëfen tmerrin e përjetuar

Flakët e zjarrit kanë lënë pas dhjetëra banesa të djegura në fshatin Skënderbegas të Gramshit. Flakët iu afruan edhe shtëpisë së Çlirim Çonikut. Pas një beteje...

BBC: Europa jugore në zjarr, Patra rrezikon të shkrumbohet

Një qytet i madh në perëndim të Greqisë, Patra, është nën kërcënimin e zjarreve të shpejta, ndërsa nxehtësia ekstreme dhe era e fortë po...

Pse këtë vit kemi zjarre më shkatërruese?

Nga Mero Baze Disa vatra zjarri këtë vit janë kthyer në katastrofa rajonale. Dy javë më parë, një zjarr i nisur në Rrëzomët e Delvinës,...

Dëme të mëdha nga zjarret, 133 krerë bagëti dhe mbi 600 zgjoje bletësh të djegura në jug

Zjarret e ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në Shqipëri. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV