“I rrezikshëm”/ Dënohet me 15 vite burg shqiptari në Angli, u kap me drogë me vlerë 70,000 paund (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazeta britanike “my london” shkruan se një 28-vjeçar arriti të fshihej përsëri në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishte deportuar në Shqipëri pesë vjet më parë është kapur me dy armë të mbushura dhe kanabis me vlerë 70,000 paund.

Mauricio Myftaraj, 28 vjeç, me datë 17 prill është dënuar 15 vjet burg  për armë zjarri dhe drogë. Myftaraj, një shtetas shqiptar i cili kishte jetuar në Myrtle Road, në zonën e Enfield, policia angleze e ka arrestuar në shtëpinë e tij në 24 korrik 2019.

Oficerët gjetën dy pistoleta dhe 40 fishekë së bashku me barut, kushineta topash, predha të bëra vetë dhe gëzhoja të zbrazëta. Këto ishin të gjitha përbërësit e përdorur për prodhimin e municioneve shtëpiake, shkruan gazeta britanike.

Policia gjeti gjithashtu 15 kilogramë kanabis, me vlerë të vlerësuar rreth 70,000 £, plus 20,000 £ kesh.

Juria dëgjoi që Myftaraj ishte dënuar më parë për një vepër penale në vitin 2012 dhe u dënua me pesë vjet burg. Në vitin 2015 ai u dëbua dhe nuk u lejua të kthehej në Angli . Sidoqoftë, hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe vazhdoi sërish të merrej me drogë.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV