Plagosi me plumb në bark 19-vjeçarin, shpallet në kërkim autori (Emri)

Identifikohet autori i plagosjes që ndodhi pasditen e sotme në kryeqytet. Autori i plagosjes së 19-vjeçarit Reginaldo Kacorri është shtetasi Klajdi Kodra nga Laçi, i cili rezulton me precedentë të mëparshëm penalë.

Pas ngjarjes autori u largua me shpejtësi teksa policia e ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e tij. 19-vjeçari u plagos me plumb në bark dhe ndodhet në spital, sipas bluve jashtë rrezikut për jetën.