U vra në mes të Athinës/ Nëna e 34-vjeçarit shqiptar shpërthen në lot dhe e qan me fjalë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot pasdite në Sepolia të Athinës, Greqi. Një sulm i armatosur ndodhir në një kafene në Rrugën Durrachiou ku mbeti i vrarë një 34-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Aris Papas.

Viktima mori 8 plumba dhe ato në kokë kanë qenë fatalë për të. Ai u dërgua në spital me shenja jete, por ishte tepër vonë. Autori mori taksi dhe u largua me të shpejtë, ndërsa policia po punon për kapjen e tij.

Nëna e viktimës ka thënë për mediat se autoritetet e dinë se kush ia ka vrarë djalin, por nuk duan ta kapin. Ajo shpërtheu në lot kur mori vesh lajmin, dhe siç shihet nga video, duke folur greqisht ajo thotë: Pse ma vrave djalin, çfarë të bëri djali im ty?!

“E zeza unë, iku djali nga shtëpia. Kush më vrau djalin, o shqiptarë të qelbur, më vratë djalin ore qenër”, dëgjohet të thotë ajo në shqip në një video tjetër.

Kush ieshte viktima

Aris Papas, 34-vjeç ishte shqiptar i njohur për policinë pasi ishte i skeduar për vjedhje, grabitje me dhunë dhe vrasje e mbetur në tentativë. Viktima kishte rënë pre e një atentati në shkurt të këtij viti, por atëherë mundi të mbijetojë.

Në atë kohë, autorët kishin hipur në një taksi dhe po kërkonin të riun e ri në rrugicat e Agios Panteleimon. Kur e lokalizuan atë në kryqëzimin e rrugëve Michail Voda dhe Agorakritou, ata e qëlluan atë përmes taksisë dhe i kërkuan shoferit të vazhdonte kursin. Afër stacionit të Larissa, automjeti ngadalësoi, autorët panë një grup të DI.AS në një distancë të shkurtër, u trembën dhe u larguan nga automjeti. Viktima u plagos në anën e djathtë dhe u transportua në Kryqin e Kuq, ku iu dha ndihma e parë dhe u la.

Lexo edhe :  Durrës Yachts & Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar

Hetimi paraprak për çështjen e sotme kryhet nga Departamenti i Vrasjeve në Drejtorinë e Sigurisë së Atikës.

Të fundit

Çfarë është ‘Kapja e Shtetit’? Një paralajmërim për amerikanët

Nga Tyler McBrien Dëshironi të qëndroni të përditësuar për atë që po ndodh në Afrikën e Jugut? Regjistrohu për Vendet...

USAID dhe fondet e tij

Nga Prof. Pandi Zdruli Debati i madh që ka shpërthyer në Shqipëri për fondet e USAID-it është i drejtë dhe ja vlen të bëhet. Për...

Drafti/ PD ndjek Trumpin, dërgon projektligj që të ketë vetëm dy gjini

PD ka propozuar ndryshime në ligjin e Gjendjes Civile, duke përcaktuar ligjërisht “gjininë biologjike të pandryshueshme”. Demokratët argumentojnë se projektligji synon të mbrojë familjen...

I mori personalisht votat me makinë, në hetim ambasadori në Kroaci

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në lidhje me mënyrën sesi ka transportuar fletët e...

BE “zëvendëson” SHBA-në, i jep një dorë SPAK-ut

Brukseli garanton mbështetje të vazhdueshme për reformën në drejtësi në Shqipëri. Kjo është konfirmuar në një deklaratë të Bashkimit Europian në Tiranë. Duke vlerësuar...

Lajme të tjera

Web TV