Insistimi për fitoren e vjedhur do fusë në krizë vetë PD-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

PD avancon kërkesat në betejën ligjore që po bën për zgjedhjet dhe akuzave të saj për manipulim. Në kërkesën e fundit, pas anlimimeve në KAS, i është kërkuar KQZ-së që të pranuar si prova ato që PD i quna si shprehje të manipulimit. Por sërish në Gjirokastër nuk u quajt e vlefshme asgjë nga çka u paraqit. E veçanta e gjithë kësaj situate ështe se ndërsa u fillua kjo betejë ligjore për manipulim zgjedhjesh, Basha deklaroi se do të bënte një tur nëpër qytetet e vendit për të mbledhur provat e manipulimit. Porse asgjë e re nga ky front. Turi i Bashës vijon por në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në PD. Mbahen ligjërime për manipulime nga ku Basha sërish betohet se betejën sapo e ka filluar dhe se misioni itj është rrëzimi i Ramës, por për prova të reja e për grumbullim të tyre nga këto takime as që bëhet fjalë. Beteja vijon vetëm nëpërmjet avokatëve të PD, pasi në fakt përfaqësuesit politikë të selisë blu e kanë lënë betejën për denoncim manipulimi. Çështja duket qartë që shërben thjesht si koperturë në funksion të zgjedhjeve. Vetë aleatët e tjerë të opozitës kanë pranuar rezultatin dhe madje në shumë raste bëjnë fajtor PD-në si për votat e tyre ashtu dhe për rezultatin e përgjithshëm në tërësi. Për këtë ka patur deklarata publike nga krerë partish aleate që krimi elektoral ndaj tyre ka ndodhur pikërisht në kutitë e votimit dhe që numëruesit e PD u kanë trafikuar votat në favor të betejës midis kandidatëve të PD përsa i përket votës individuale. Ndërsa PD duket se ka angazhuar një ushtri me avokatë për të këmbëngulur në nismën e saj, zhvillimet e vërteta që po ndodhin brenda selisë blu duket se do të sjellin një zinxhir ngjarjesh. Basha mund ta dominojë ende skenën e PD dhe votën që ua kërkon demokratëve për rizgjedhje e bën si i viktimizuar, por jo si humbës. Gjithsesi “të bësh sikur” je i hidhëruar nga manipulimi e jo nga humbja, si dhe të arrish sërish dominancë lidershimi në votime, do të thotë që dhe vetë PD ka pranuar ti hedhë një vello hiprokrizie çfarë ka ndodhur. Por jo të analizojë me përgjegjshëmri si parti modern shkaqet e humbjes. Kjo hipokrizi sdo të sjellë tjetër veç mbarsje të krizës, që thjesht mund të thellohet nga konkurimi i tanishëm me disa kandidatë. Por që kriza efektet do ti japë dhe më tej, në kohë dhe në zgjedhje të reja.

Lexo edhe :  A është Korça shembulli i një zhvillimi të menduar?

 

 

 

Të fundit

Droni super i fshehtë kinez, ja si funksionon roboti sa një mushkonjë

Krijimi më i fundit nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes i Kinës (NUDT) ka bërë bujë për ditë...

Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha. Në...

Revolucioni i klonimit, epoka e inxhinierisë gjenetike që nxiti debatin global

5 korrik 1996 - Lindja e deles Dolly Nga Leonard Veizi Më 5 korrik 1996, në një fermë pranë Edinburghut, në Skoci, lindi një qengj...

Air BnB në Shqipëri, konkurrenca në turizëm po ul çmimet

Po listohen më shumë apartamente, por mesatarisht po fitohet më pak. Sipas të dhënave nga Airbnb, në fillim të këtij viti ishin listuar rreth...

“Nuk u ndalën në babëzi”/ Reagon ashpër Meta: Paratë janë në xhepat e politikanëve

Përmes një komunikimi nga qelia, Meta shprehet se miliona euro para të dhuruara për fermerët nga Bashkimi Europian, përfunduan në xhepat e “investitorëve strategjikë”...

Lajme të tjera

Web TV