Gjonaj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Në fokus të Qeverisë lufta kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka marrë pjesë në sesionin e posaçëm të Asamblesë së Përgjithshme së OKB-së për luftën kundër korrupsionit.

Në fjalën e saj, Gjonaj tha se është një privilegj i madh që në cilësinë e Ministrit të Drejtësisë të Shqipërisë, të jetë e pranishme në sesionin “Mbi sfidat dhe masat për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”.

Sipas Gjonajt, Qeveria ka vendosur luftën kundër korrupsionit në krye të agjendës së saj politike, duke ndërmarrë hapa konkretë përmes politikave ndërsektoriale, ashtu si edhe mekanizma të shumë niveleve për ta luftuar atë.

Ministrja e Drejtësisë theksoi se  “gjatë pesë viteve të fundit, si asnjëherë më parë, Shqipëria ka ndërmarrë reformën më rrënjësore në sistemin e drejtësisë, e cila kishte për qëllim të rikthente besimin e qytetarëve në një sistem gjyqësor të bazuar në integritet, transparencë, profesionalizëm, efikasitet dhe mbi të gjitha, pavarësi”.

“Reforma në drejtësi ka shënuar një pikë kthese në drejtim të intensifikimit të përpjekjeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me qëllim, goditjen e korrupsionit endemik në sistemin gjyqësor, u ndërtua një sistem unik i vetingut të gjyqtarëve. Krah kësaj, tashmë është bërë funksionale edhe një arkitekturë e tërë institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë një Prokurori të Posaçme për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjykatat e posaçme, si dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Një arkitekturë e tillë institucionale mundëson kanalizimin e përpjekjeve ndëshkuese, duke përjashtuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar nga sistemi dhe duke siguruar hetimin dhe ndëshkimin e praktikave të tyre korruptive. Tashmë që reforma në Drejtësi është në një fazë të avancuar të zbatimit të saj, me krenari pohojmë se rezultatet e një reforme të tillë kanë qenë tejet shpërblyese dhe inkurajuese. Për herë të parë, zyrtarë të lartë janë shkarkuar nga detyra, janë ndjekur penalisht dhe janë dënuar për korrupsion, pasuritë e tyre janë konfiskuar dhe tashmë po rihapen çështje të rëndësishme penale”, tha ajo.

Për më tej  Gjonaj shtoi se “Zbatimi i reformës në Drejtësi në Shqipëri ka qenë një përpjekje tejet sfiduese. Pavarësisht kësaj, përmes përkrahjes së çmuar të partnerëve tanë ndërkombëtarë, BE-së dhe SHBA-së, ne arritëm të ngrihemi në një nivel të denjë për këtë sfidë.

Lexo edhe :  Erion Veliaj fiton Gjyqin ndaj Jorida Tabakut në Gjykatën e Lartë

Gjithashtu, theksoi se për herë të parë zyrtarë të lartë janë shkarkuar nga detyra, janë ndjekur penalisht dhe janë dënuar për korrupsion, pasuritë e tyre janë konfiskuar dhe tashmë po rihapen çështje të rëndësishme penale.

Gjonaj falënderoi partnerët ndërkombëtarë, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky forum i organizuar do të shërbejë si një mundësi për të forcuar zbatimin e Konventës së Kombeve të Bashkuara Kundër Korrupsionit, dhe si një platformë e përbashkët për të shumëfishuar dhe intensifikuar përpjekjet e ndërsjella në luftën kundër korrupsionit, me qëllim forcimin e shtetit ligjor, duke garantuar progres të shpejtë për vendet dhe duke ofruar një botë mundësish për qytetarët.

 

Të fundit

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri...

Lajme të tjera

Web TV