Gjonaj takon presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, në fokus lufta kundër korrupsionit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim me presidentin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Volkan Bozkır, me të cilin diskutoi për rëndësinë e sesionit të posaçëm të kësaj Asambleje për luftën kundër korrupsionit.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, shkruan se gjatë takimit i ka shprehur Volkan Bozkır, rëndësinë e përfshirjes në agjendën e Kombeve të Bashkuara me prioritet luftën kundër korrupsionit, për shkak të impaktit të drejtëpërdrejtë që sjell në paqen dhe sigurinë e vendeve anëtare veçanërisht kur ndërvepron me krimin e organizuar.

 “Bashkëpunimi midis shteteve konsiderohet i rëndësishëm pasi lufta kundër korrupsionit nuk është më vetëm një çështje që qëndron brenda kufijve kombëtarë.”, shkruan Gjonaj në postim.

Ministrja shprehet se gjatë takimit ajo theksoi prioritetet e Qeverisë Shqiptare për konsolidimin e shtetit ligjor, nëpërmjet reformimit të sistemit të drejtësisë ashtu si edhe në luftën kundër korrupsionit, për të cilat janë arritur rezultate domethënëse.

Ajo shtoi se presidenti Bozkır inkurajoi vijimin e zbatimit të reformave të ndërmarra, me theks të veçantë atë në drejtësi, përtej sfidave që duhet të përballojmë, me qëllim garantimin e të ardhmes së qytetarëve.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV