Zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes në Tiranë/ Viktima kërkoi divorcin, sot ishte seanca e 6 gjyqësore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“BalkanWeb” zbardh të tjera detaje nga krimi i rëndë që tronditi sot kryeqytetin, ku një person ka vrarë ish-dhëndrin e tij, Kudret Saliaj dhe plagosi avokatin Adriatik Cama. Gazetarja Dorjana Bezat në një raportim live për ‘News24’ tha se autori i dyshuar, shtetasi Mexhit Picari ka hyrë në lokal dhe ka hapur zjarr direkt drejt ish-dhëndrit, dhe në rrethana ende të paqarta është plagosur dhe ish-prokurori.

Sipas Bezatit, çifti ishte në proces divorci dhe se sot kishin seancën e gjashtë gjyqësore për zgjidhjen e martesës.

Bezat raporton mes të tjerash se mes viktimës dhe autorit nuk kishte pasur shkëmbim bisedash.

Kishte qenë viktima që kishte bërë kërkesë për zgjidhje të martesës pranë gjykatës, gjë që nuk ka marrë aprovimin e palës tjetër, duke çuar në krimin e rëndë. Padia për divorc është paraqitur me 24 dhjetor 2020, ndersa gjyqetare ishte Irena Plaku.

 

 

Fill pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes me një makinë Hyundai. Po ashtu bëhet e ditur se Picari nuk ka precedentë penale, ndërkohë që policia ka ngritur disa pika kontrolli.

Të fundit

Cilat janë shkaqet e lëvizjes së pavetëdijshme në gjumë, somnabulizmi?

Somnambulizmi, ose ecja në gjumë, është një çrregullim që ndodh kur individët lëvizin ose ecin gjatë fazave më të...

Florian Marku arrestohet sërish, këtë herë në Angli!

Telashet për boksierin shqiptar, Florian Marku nuk kanë të mbaruar. Vetëm disa ditë pasi u lirua në Gjermani, sportisti shqiptar është arrestuar sërish, por...

A rrezikojmë izolimin nga virusi i “ri”? Alimehmeti apel qytetarëve: Shkakton sëmundje

“Virusi i ri, a rrezikojmë izolimin”, kjo ishte tema e emisionit në një studio televizive. Mjeku Epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në studio tha se...

Gjithë natën me 5 persona, zbardhet dëshmia e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Forcat speciale të RENEA-s ndërhynë në një apartament në një pallat në Astir, aty ku këtë të enjte u ngujua një vajzë e moshës...

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Është e vështirë për shumë njerëz të imagjinojnë një vakt pa mish, por duhet të mendojmë ta konsumojmë më rrallë, sepse ngrënia e tepërt...

Lajme të tjera

Web TV