Blinken uron Ramën, Basha se ka ndarë mendjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

 

Dy lajme që shprehin dy realitete për një ngjarje të vetme që ka ndodhur në 25 prill. Dy qëndrime të cilat shprehin atë që duket qartë me qëndrimin tjetër këmbëngulës që do të deformojë jo vetëm çfarë ka ndodhur por si arsyen edhe perspektivat e vendit.  Gjatë paradites së sotme, Kolegji Zgjedhor mori në shqyrtim dhe hodhi poshtë kërksesën e PD e LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në qarkun e Beratit me arsyetmin se nuk ka prova dhe të pabazuar në ligj. Është një betejë e vazhdueshme e që përcillet nga KAS në Kolegj Zgjedhor prej opozitës, qark pas qarku, që prej sa u mbyll procesi i zgjedhjeve në 25 prill. Askund prova por vazhdimisht retorikë që thjesht mban me gajret fushatën e kryetarit por që nuk përbën lajm për elektoratin që po e përcjell me indiferentizëm. Orë më vonë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka uruar me anë të një mesazhi kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Blinken shprehet qartë: “Unë pres që të punoj me ju gjatë mandatit tuaj të tretë si Kryeministër për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë mbi demokracinë dhe mbrojtjen, si dhe tregtinë dhe investimet. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë ndërsa punon për të forcuar shtetin e së drejtës, për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë dhe për të kryer reformën në drejtësi. Përmes këtyre zgjedhjeve paqësore, Shqipëria ka demonstruar më tej gatishmërinë e saj për të hapur negociatat e pranimit në BE. Shqipëria është një Aleate e fortë e NATO-s dhe ne ju përgëzojmë për përparimin tuaj drejt Betimit të Uellsit”. Ky është mesazhi i dytë i Blinken gjatë një muaji e që lidhet me Shqipërinë. I pari ishte për të shpallur ish kryeministrin Berisha si non grata për lidhje me korrupsionin dhe pengim të drejtësisë. Gjithësesi urimi i sotëm është një dush i ftohtë edhe për këmbënguljen që po dëshmon Basha për të mos njohur realitetet por të justifikojë mandatin e tretë të tij me fantazinë e manipulimit të rezultatit. Dhe duket se binomi Rama – Basha do të vijojë në po të njëjtën skemë, të dy në mandatin e tretë të tyre, njëri në opozitë e tjetri në maxhorancë. Mbase dhe Basha pret urimin për të pas rikonfirmimit si kryetar në zgjedhjet e 13 qershorit dhe atëhere nuk do ti duhet më e do të hedhë tej qëndrimin inatçor të mospranimit të rezultatit të zgjedhjeve e humbjes së PD në to.

Lexo edhe :  Rrugët tona të periudhës së paqes, më të rrezikshme se të kohës së luftës

 

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV