Ndërtohet qendra e re shëndetësore në Cërrik/ Balla: I shërben rreth 800 banorëve të zonës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe Kryetari i Bashkisë së Cërrikut Andis Salla inaguruan qendrën e re shëndetësore të fshatit Lumas, e cila u shërben rreth 800 banorëve të zonës.

Balla në fjalën e tij tha se prej kohësh banorët e fshatit Lumas e kishin kërkuar një shërbim të tillë dhe me mbështetjen e qeverisë së Kuvajtit tashmë e kemi realizuar.

Ai theksoi se “edhe pse jemi duke e fituar betejën me pandeminë, investimet në shëndetësi janë investimet më të rëndësishme”.

“Kjo është qendra e tretë në këtë bashki. Janë qendra shëndetësore me një cilësi shumë të lartë, ndërkohë që koha e ndërtimit është shumë e shkurtër. Punimet filluan para dy javësh dhe sot është tërësisht e përfunduar dhe stafi mjekësor këtu do të ketë mundësinë të ofrojë shërbime adekuate dhe në cilësinë e duhur”, tha Balla.

Ai tha se “kjo gjë na mungonte në këtë fshat që është një fshat i madh, por tashmë qendra shëndetësore është fjalë e mbajtur”.

“I jemi shumë mirënjohës qeverisë dhe popullit të Kuvajtit, Emirit, që mbeten gjithmonë një mik i Shqipërisë dhe që kanë gjetur një instrument të duhur të financimit. Sigurisht që dua tu them shumë fshatrave të tjerë që janë në projektet tona për të garantuar që të bëjmë një rrjet të ri qendrash shëndetësore. Këtu në Cërrik kemi bërë një histori të madhe suksesi, kemi ndërtuar pothuajse në të gjitha fshatrat qendra shëndetësore apo ambulanca të një cilësie shumë të lartë”, tha Balla.

Ndërsa kryebashkiaku Salla në fjalën e tij tha se ky investim mjaft i rëndësishëm për zonën e Lumasit është një tjetër premtim i mbjtur.

Sipas Sallës brenda një kohe të shkurtër kjo është e dyta qendër shëndetësore në këtë njësi dhe e 6 në gjithë bashkinë e Cërrikit. Në mjediset e reja dhe moderne të kësaj qendre banorët do të narin shërbim shëndetësor në kushte bashkëkohore.

Të fundit

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen...

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në...

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

EDUARD ZALOSHNJA - Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që do të thotë se çmimet...

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Botërorit, formacionet zyrtare të Real Madrid-PSG

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu...

Liverpool nuk ndalet, ofron 100 mln euro për dy yjet e Barcelonës

Liverpool është padyshim një nga ekipet më aktive në këtë merkato verore. Pas transferimit të Jeremie Frimpong, Florian Wirtz dhe Milos Kerkez, kampioni i...

Lajme të tjera

Web TV