Lilibet Dajana/ Mbretëresha e pikëlluar për zgjedhjen e emrit: Gjest i ulët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i Princit Harry dhe bashkëshortes së tij Megan Markle  për të quajtur vajzën e tyre të porsalindur “Lilibet Diana” nuk është parë nga të gjithë si një mundësi për të ftohur gjakrat me pallatin mbretëror.

Zëdhënësja e pallatit mbretëror Anxhela Levin e ftuar në emisionin “Good Morning Britain” , tha se mbretëresha Elisabeta është e pikëlluar me zgjedhjen e emrit të çiftit për vajzën e tyre.

Levin theksoi se Lilibet thërasin mbretëreshën të afërmit e saj dhe se nuk është e përshtatshme të përdoret ky emër nga çifti pas konflikteve të muajve të fundit.

Sipas saj Mbretëresha e sheh me mëdyshje vendimin, pasi siç shpjegon zëdhënësja e pallatit  kështu e thërriste babai i saj George VI mbretëreshën kur ajo ishte e vogël ashtu si dhe bashkëshorti i saj i ndjerë princ Filipi.

E pyetur në emision, nëse mendonte se Mbretëresha do të ishte e lumtur me zgjedhjen e emrit të foshnjës, Levin u përgjigj: “Jo pas asaj që ndodhi. Unë mendoj se ajo është thellësisht e pikëlluar. Nuk më duket ide e mirë. Mendoj se është një lëvizje mjaft e vrazhdë drejt Mbretëreshës … Ishte një emër përkëdhelës shumë personal” i përdorur nga burri i saj, të cilin humbi së fundmi. Princi Charles  kurrë nuk do ti referohej  nënës së tij “Lilimpet”. Ai kurrë nuk e ka përdorur atë emër, ishte diçka e veçantë që lidhej kryesisht me Dukëne Edinburgut ” , tha Levin  duke shtuar se Elisabeta e përshkroi vendimin e çiftit si “një gjest të ulët “.

 

Të fundit

“U befasova nga Berisha. Më shkroi në 12 të natës dhe…”

Ilnisa Agolli ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me sezonin e ri të emisionit të saj “FLET” në...

Marrëveshja me Melonin, 15 emigrantë të dëbuar nga Italia mbërrijnë sot në Shqipëri

Një tjetër anije me 15 emigrantë në bord është nisur nga Italia dhe pritet të mbërrijë pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. Këta emigrantë...

Greqi, zjarret kërcënim për banesat në Athinë! Urdhër evakuimi për banorët

Greqia po përballet me zjarre masive, teksa flakët janë përhapur deri në afërsi të zonave të banuara afër qytezës detare Palaia Fokaias, 40 kilometra...

“Bayern të telefonon, pyet dhe… më pas zhduket për disa javë”

Bradley Barcola, Nico Williams, Luis Diaz, Rafael Leao, Cody Gakpo. Lista e yjeve që po kërkon Bayern për krahun e majtë të sulmit këtë...

Papa Leo XIV goditet me një lodër nga turma!

Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga mijëra besimtarë në stadiumin e qytetit, gjatë aktivitetit të organizuar për Ditën...

Lajme të tjera

Web TV